Hillary Clinton ka probleme pas rrëzimit

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, u shtrua në spital pasi mjekët konstatuan një droçkë gjaku si rezultat i rënies dhe përplasjes së kokës para disa javësh - njofton VOA. Departamenti i Shtetit tha se mjekët e zonjës Klinton e konstatuan droçkën në kontrollin që i bënë dje. Ata thanë se gjendja kishte të bënte pikërisht me rrëzimin e saj.
Zonja Klinton do trajtohet me ilaçe kundër mpiksjes në Spitalin Presbiterian të Nju Jorkut. Ajo do të qendrojë aty gjatë dy ditëve të ardhëshme. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhet se sekretarja Klinton do të mbahet nën kontroll për të parë nëse do të duhet ndonjë ndërhyrja e mëtejshme.
Ajo ka qënë e sëmurë javët e fundit me një virus në stomak që e detyroi të anullonte disa nga paraqitjet në publik dhe planet e udhëtimit. Më 21 dhjetor, ajo u dehidratua, humbi ndjenjat dhe u rrëzua. Deri dje ajo ishte duke u trajtuar në shtëpi. Re.Pu.
Foto: Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, gjate vizitës në Tiranë në fillim të nëntorit (LSA)
Comments
E kane mallkuar Saliu dhe
<p>E kane mallkuar Saliu dhe Jozi qe qeshte kot fare si debile nga sikleti.</p>
shpresojme qe goditja dhe
<p>shpresojme qe goditja dhe dhimbja ta kene "zbritur nga rete" dhe ti kete rikujtuar se eshte njeri dhe si i tille e vdekshme.</p>
I shoqi ka kontribue shume
<p>I shoqi ka kontribue shume per pamvarsinimin e Kosoves nga Serbia, por jo nga Turqia.</p>
Add new comment