Arkiv-Lajme

Taivani lejon projektin e një afaristi kinez. Bota e biznesit e konsideron "një përjashtim të rrallë"

Postuar në 03 Janar, 2013 06:59

Taivani i ka dhënë lejen e ndërtimit biznesmenit të parë nga rivalja  e tij politike Kina për të filluar një projekt tregtar. Qeveria e ishullit zakonisht i ndalon zhvilluesit privatë kinezë të bëjnë projekte të tilla, me argumentin se rrezikohet siguria e vendit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ralph Jennings njofton nga Taipei se Kompania Imobiliare "Beijing Vantone" arriti të sigurojë një përjashtim të rrallë. "Beijing Vantone" njihet në Kinë për projekte banesash luksoze.

Süddeutsche Zeitung: Shqipëria, në krye të Europës për prishjen e ekuilibrit gjinor me aborte

Postuar në 03 Janar, 2013 06:38

Një artikull botuar sot në të përditshmen gjermane "Süddeutsche Zeitung" thotë se Shqipëria është në krye të vendeve në Europë për prishjen e ekuilibrit të gjinive me aborte që shmangin seksin femër dhe citon një demograf francez të thotë që situata në këtë fuhë është dramatike dhe se BE duhet të marrë në dorë problemet e abortit në Ballkan.

Presidenti i Azerbajxhanit, "Njeriu i Vitit" për korrupsion. Në vend të dytë, një trafikant shqiptar

Postuar në 03 Janar, 2013 04:12

Një organizatë që merret me raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit shpalli Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev si njeriun e vitit. Çmimi jepet për personat, emri i të cilëve figuron në mënyrë të spikatur në raportimet e mediave për krimin dhe korrupsionin në zonat që ajo mbulon, nga Evropa Lindore deri në Azinë Qendrore.

Kina dëbon gazetarin e New York Times-it

Postuar në 02 Janar, 2013 10:33

Pekini nuk i zgjati vizën një gazetari të New York Times-it, duke e detyruar atë të largohet nga Kina. Pekini duket se po hakmerret ndaj mediave të huaja për shkak të mbulimit kritik të aktivitetit të Partisë Komuniste. Gazeta New York Times thotë se korrespondenti Chris Buckley "u detyrua të largohet nga Kina" pasi autoritetet nuk pranuan t’i jepnin atij një vizë për 2013 deri në fund të vitit, pavarësisht kërkesave të shumta  nga gazeta.

Një komedi që pason tragjedinë

Postuar në 02 Janar, 2013 07:45

Në mars 2011, në Bruksel, në përfundim të një samiti për zhvillimet në vendet arabe, Sarkozi dha një konferencë për shtyp ku ndër të tjera e shpjegoi kështu filozofinë e Perëndimit lidhur me sulmet kundër regjimit të Gedafit:  “Ne do të jemi gjithnjë në krahun e popullit që manifeston pa dhunë e që nuk mund të shtypen me dhunë. Në çdo demokraci mund të ketë manifestime, ndonjëherë të dhunshme, për fat të keq. Por në asnjë demokraci ne nuk mund të tolerojmë mobilizimin e ushtrisë që të qëllojë me plumba të vërtetë kundër protestuesve.

2013-a, vit interesant për Astronominë (më saktë, për të gjithë)

Postuar në 02 Janar, 2013 06:53

2013 është një vit interesant për Astronominë: dy asteroidë dhe dy kometa do të vizitojnë Tokën. Asteroidi Apophis (një objekt famëkeq i cili mban emrin e perëndisë egjiptiane të errësirës) do t'i ofrohet Tokës më 10 janar 2013. Astronomët do të ndjekin me kujdes me teleskopë optikë lëvizjet e masës 300 metra. Rreth 3 muaj më pas Apophis do afrohet edhe më shumë. Ditën e premte, më 13 prill 2029, Apophis do të ndodhet në distancë 30 mijë kilometra nga sipërfaqja e Tokës (më afër se satelitët për vëzhgimin e motit dhe satelitët e komunikacionit).

“Gremina fiskale” në SHBA dhe… Shqipëria

Postuar në 02 Janar, 2013 06:15

Kriza financiare e 2008-ës në SHBA u përhap në të gjithë botën, por në mënyrë të veçantë preku Europën. Ndër vendet europiane që u prekën nga kriza, ishin edhe Greqia e Italia, ku punojnë qindra mijra emigrantë shqiptarë. Dhe pakësimi i dërgesave valutore të tyre për familjarët në atdhe, bëri që dallga e krizës të mbërrinte eventualisht edhe në bregun tonë.

Dy shkrimet më të shikuara në ResPublica gjatë 2012-s dhe një falënderim

Postuar në 02 Janar, 2013 04:47

Dy shkrimet më të shikuara të ResPublica gjatë vitit 2012 janë një shënim i shkurtër në kolonën tonë të majtë të shënimeve e lajmeve (mbi një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë Evropën) - botur në 21 gusht 2012, të cilin mund ta rishikoni nëse dëshironi në:

Si mund të lexohet kjo anketë?

Postuar në 01 Janar, 2013 11:42

Grupi i alpinistëve shqiptarë që vendosën flamurin në majën e Everestit, janë fituesit e anketës së Top Channel, me anë të së cilës përzgjidhet personazhi më i spikatur i vitit për shqiptarët.

'Njeriu i Vitit' sipas 4 bashkëautorëve të ResPublica

Postuar në 01 Janar, 2013 11:41

4 bashkëautorët e ResPublica, Mustafa Nano, Eduard Zaloshnja, Adrian Thano e Koloreto Cukali, kanë zgjedhur Njeriun e Vitit 2012. Më poshtë janë emrat dhe motivacionet tona. Janë thjesht zgjedhje personale. Ju urojmë 2013-n lexuesve të faqes dhe ju ftojmë, nëse dëshironi, të komentoni poshtë këtij shënimi për njeriun e vitit 2012 sipas jush. Faleminderit që keni qenë me ne këtë vit dhe Gëzuar.

Mustafa Nano:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme