Presidenti i Azerbajxhanit, "Njeriu i Vitit" për korrupsion. Në vend të dytë, një trafikant shqiptar

Një organizatë që merret me raportimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit shpalli Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev si njeriun e vitit. Çmimi jepet për personat, emri i të cilëve figuron në mënyrë të spikatur në raportimet e mediave për krimin dhe korrupsionin në zonat që ajo mbulon, nga Evropa Lindore deri në Azinë Qendrore.
Sipas "Projekti i Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit", me qendër në Sarajevë dhe Bukuresht, Zoti Aliyev u zgjodh si njeriu i vitit për shkak të raportimeve që thonë se gjatë vitit 2012, familja e tij përfitoi aksione të mëdha në biznese të tilla si telekomi, industria minerare dhe e ndërtimit, shpesh përmes marrëveshjeve qeveritare.
Në vend të dytë, organizata rendit bosin shqiptar të drogës, Naser Kelmendi, i cili bashkë me djemtë, shihen nga autoritetet si trafikantë të mëdhenj të cigareve dhe drogës, në një grup mafioz i përhapur në të gjithë Evropën. Gjatë vitit 2012, thotë organizata, fitimet e tij u rritën, ndërkohë që qeveria e Shteteve të Bashkuara e shpalli bos të krimit të organizuar dhe e përfshiu në listën e zezë - njofton Zeri i Amerikes. Re.Pu.
Në foto: Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dhe Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev
Comments
Nuk ka pikë ndryshimi
<p>Nuk ka pikë ndryshimi ndërmjetë tyre</p>
Paska gjet tenxherja
Paska gjet tenxherja kapakun...
Zoterinj te Respublikes, kam
<p>Zoterinj te Respublikes, kam nje pyetje: a ka lidhje ky lajmi ketu me foton me te cilen ju e keni shoqeruar?? Me duket se asocimi qe keni bere eshte abuziv. Kaq me duhet t'ju them. Nuk eshte e hijshme kjo lloj gazetarie, dhe une si lexues i juaji i rregullt nuk ndihem mire sepse me duket sikur po kerkoni te abuzoni me inteligjencen time dhe me deshiren time per te marre lajme te paanshme. Ky eshte turp epr ju. E di qe s'do e botoni kete koment, gjithsesi jua thashe.</p>
Add new comment