Një komedi që pason tragjedinë

Postuar në 02 Janar, 2013 07:45

Në mars 2011, në Bruksel, në përfundim të një samiti për zhvillimet në vendet arabe, Sarkozi dha një konferencë për shtyp ku ndër të tjera e shpjegoi kështu filozofinë e Perëndimit lidhur me sulmet kundër regjimit të Gedafit:  “Ne do të jemi gjithnjë në krahun e popullit që manifeston pa dhunë e që nuk mund të shtypen me dhunë. Në çdo demokraci mund të ketë manifestime, ndonjëherë të dhunshme, për fat të keq. Por në asnjë demokraci ne nuk mund të tolerojmë mobilizimin e ushtrisë që të qëllojë me plumba të vërtetë kundër protestuesve. Ky është qëndrimi francez dhe ky nuk ndryshon ndaj cilitdo vend që do të bëhej fjalë”

E pranishme në atë konferencë shtypi, Arta Tozaj, reportere e “Top Channel” në Bruksel, e pyeti Presidentin nëse kjo deklaratë vlen edhe për një vend anëtar të NATO-s siç është Shqipëria ku më 21 janar katër manifestues u vranë me plumba të vërtetë, të qëlluar në kokë dhe në kraharor, dhe se a vlejnë katër jetë në Shqipëri më pak se qindra jetët e humbura në vendet arabe? Presidenti francez u përgjigj: “Nëse pyetja është se a ka një jetë, qoftë ajo në Shqipëri apo në Siri, më shumë apo më pak vlerë, përgjigjja ime është e thjeshtë, jeta ka të njëjtën vlerë dhe parimet vlejnë njësoj… është evidente se nëse ndodh ose nëse ka ndodhur njësoj në Shqipëri deklaratat e mia do të ishin fiks të së njëjtës natyrë”.

Nuk do të tolerohet përdorimi i plumbave luftarakë kundër protestuesve në cilindo vend që të bëhet fjalë? Po përse po ndodhte ndryshe në Tiranë? Sigurisht pa e ditur, Sarkozi kish vënë në pozitë të vështirë diplomacinë perëndimore, përfshi edhe atë franceze në Shqipëri. Deri në atë moment të gjithë kishin gjetur një alibi për vrasjet duke ia hedhur topin prokurorisë. Ndërkaq, Berisha po bënte përpjekje që versioni përfundimtar i hetimeve të sugjeronte një vrasje të protestuesve “me rikoshet” pra “pa dashje”. Me një rikoshet të tillë Berisha donte jo vetëm t’i shpëtonte përgjegjësisë, por synonte të bënte fajtor edhe liderin e opozitës: Ai i solli demonstruesit para plumbave! – ulërinin megafonët e Berishës. Kuptohet që orvatja ishte qesharake, por aty ku mungon drejtësia, nuk është aspak çudi që tragjedia të maskohet me komedi. Dhe në fakt kjo po ndodh. Gjyqi për 21 janarin është një farsë, një komedi që pason tragjedinë.

*Nga editoriali "Të vrasësh drejtësinë me rikoshetë" me autor Andrea Stefani, botuar në të përditshmen SHQIP

Stefani i plotë: http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/30/te-vrasesh-drejtesine-me-rikoshet/

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Franca eshte vendi ku kane lindur te drejtat e njeriut, ku jane zhvilluar beteja te medha per emancipimin e shoqerise

Submitted by Selma (not verified) on

Une jam gati te besoj ne fajesine e Berishes, por kur kete e thote ky Stefani, nis e dyshoj. Nuk mjafton te jete Berisha i dyshimte, por duhet te jete i besueshem ai qe e akuzon.  Pikerisht kjo i mungon Stefanit.

Submitted by Visi (not verified) on

E dashur Selma nuk ke shpikur rroten! Te njejten retorike kam lexuar e degjuar me qindra here kur Nano qe k/minister, akuzat per Nanon dukeshin qesharake vetem se artikuloheshin nga Berisha. Koncepti yt biblik  per drejtesine (Kush eshte pa mekat te hedhi gurin e pare!)nuk ka lidhje me situaten tone, nga nje krah nje gazetar opinionist qe ka qene konseguent ne qendrimet e tij dhe nga krahu tjeter politikani me kontrovers i Shqiperise postkomuniste. Alibia qe po perdor per qendrimin tend eshte aq qesharake sa dhe diabolike.

Fatkeqesisht ti nuk je gati per asgje, dhe kur te jesh gati do jete teper vone, vone per femijet e tu, vone per te mijte!

Submitted by Grigor (not verified) on

Stefani permend cfare ka thene Sarkozi. Lind pyetja a jane te verteta fjalet e vena ne gojen e Sarkozi nga Stefani? Po. Pasi i kam degjuar dhe ne media te tjera duke dhene video kete fjalim. Tjetra jo me pak e rendesishme eshte:- A uvrane kater protestues? Po. Edhe kjo eshte e vertete. Pavaresisht se e konstaton Stefani. A u vrane me qitje direkte? Po. Edhe pse e thote Stefani qe ne nuk na pelqen. A eshte krim shtetror ekzekutimi i protestesve qofte dhe te dhumshem? Po. A duhen te pergjigjen jo thjesht zbatuesit po pike se pari urdheruesit? Po. Pak rendesi ka nqs e thote apo jo Stefani. Ketu mbyllet diskutimi e ka thene apo jo Stefani. As dua t'ja di c'thote Stefani. Unenuk  gjykoj mbi ate qe a me pelqen mua personi qe e ka konstatuar ne menyre qe ta pranoj une. Une gjykoj me kutin a eshte kjo e drejte pavaresisht atij qe e ka thene. Dhe kjo eshte e drejta qe urdheruesit e vertete, njeri kryeminister dhe tjetri vegel e kryeministrit i komanduar tashme nga minister mbrojtje ne zyren e kryetarit te bashkise duhet te japin llogari dhe te denohen per kete krim shteteror. Pak rendesi ka e tha Stefani apo e tha shejtani. Edhe pse nuk te pelqen personalisht Andrea Stefani, po te jap nje keshille qe eshte dhe shprehje e urte:- Rri shtrembet dhe fol drejt.

Submitted by dritan (not verified) on

Basha ka qene Minister Rendi dhe jo minister mbrojtje ! Te pakten ne nje rast qitja nuk ka qene e drejt per drejte ! Ne lidhje me pjesen tjeter une mendoj se ne banken e te akuzuarve nuk duhet te jene ata qe mbrojten shtetin (e dime sh mire cfare ka nodhur kur nuk e kane bere) por ata qe deshen ta shkaterronin ate. Nuk ka turp me te madh se t'i besh gjyqin Gardes se Republikes se mbrojti jo Saliun por institucionin. Shqiperia nuk e meriton nje 97 te dyte as per b... e Saliut e as per ate te Rames ... pushteti nderrohet me vote jo me dhune.

Submitted by eri (not verified) on

Nr i vendeve te Natos ku eshte qelluar mbi protestues fillon nga SHBA deri Turqi dhe nga Italia deri ne Suedi. Pergjigjen me te mire pyetjes qe ngre militanti Stefani e pati dhene disa dite pas 21 Janarit ne viziten e tij ne Tirane ish ndimes sekretari i shtetit Tom Countryman i cili tha se nuk mund te kete asnje paralele midis Shqiperise qe eshte vend i lire dhe Libise, pasi ne vendet diktatoriale njerezit nuk kane mundesi tjeter vetem te protestojne ndersa ne vendet e lira ata i rrezojne ose i afirmojne qeverite me vote .  Sigurisht qe z. Stefani mund te sjelle argumentin e shefit te tij qe zgjedhjet jane vjedhur por per kete ka arbiter nderkombetar dhe qeveria shqiptare njihet si legjitime nga e gjithe bota.

Submitted by xha Jaho (not verified) on

Ne 21 janar u vrane njerez, nuk u shkel me kembe torta 4 toneshe e barshkise. dhe kur behet fjale per njerez, nuk ka justifikime dhe pirueta rikosheti. Kushdo qe vret duhet te paguaje, (te pakten sot nuk e paguan me te njejten monedhe si ne mesjete, por gjithsesi duhet te paguaje). Ato denglat tuaja, jo po Stefani nuk eshte i besueshem, apo berisha mund te jete i dyshimte, etj, jane palacolleqe monstrash zombi, pa ç'ka se emrin mund ta kene Selma.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.