Si mund të lexohet kjo anketë?

Postuar në 01 Janar, 2013 11:42

Grupi i alpinistëve shqiptarë që vendosën flamurin në majën e Everestit, janë fituesit e anketës së Top Channel, me anë të së cilës përzgjidhet personazhi më i spikatur i vitit për shqiptarët.

Sondazhi i Top Channel, mund të habisë, ‘pse, këta na qenkan njerëzit më të rëndësishëm për këtë vend?’. Por, i lexuar drejt, s’ka pse habit askënd. Në këtë vit, askush nuk na ka bërë të ndjehemi krenarë. Ata djem që ngjitën malin, janë të vetmit që kanë arritur diçka, pa vjedhur, pa vrarë, pa abuzuar me pushtetin apo votat. Ndërkohë që dhe në sport, as në muzikë e as në shkenca a fusha sociale, askush nuk na ka bërë të ndjehemi mirë si komb, me përjashtim të disa artistëve që nuk jetojnë në Shqipëri.

Por, ajo që bie në sy, është që nuk ka fare personazhe të politikës, me përjashtim të Kreshnik Spahiut.

Sipas Top Channel, Alpinistët e Everestit u pasuan ndër të tjerë personazhe si Rita Ora, Shpëtim Gjika, Rona Nishliu, Kreshnik Spahiu, Albin Kurti, Zamira Durda dhe katër virtuozët Klajdi Sahatci, Tedi Papavrami, Vlorent Xhafaj dhe Dorian Xhoxhi. 
Mungesa e poltikanëve mund të lexohet edhe si ‘injorim’ nga ana e publikut e politikës së vjetër, ose edhe si lodhje prej saj. Mbetet vetëm për të parë nëse ky injorim do të përkthehet edhe në mungesë injoruese në kutitë e votimit pas 5 muajsh, apo jo.

k.cukali

Comments

Submitted by tani (not verified) on

<p>uroj qe supozimi i fundit mos te realizohet sepse ne nuk e kemi ate luks qe te dime te lex realisht heshtjen dhe mosvotimin.ne duhet te gjith te bejm nje zgjedhje kesaj radhe,edhe ne rastet kur asnje nga alternativat nuk na pelqen..te pakten kesaj radhe..dhe urojme qe shoqeria jone te mancipohet ne vitet e ardhshme..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.