Arkiv-Lajme

Sondazhi i ri, PS 9 pikë para PD, AK e treta me 15.20%, FRD dhe LSI në kuota të barabarta me 4.9%.

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 13:16

 

Një sondazh i organizuar nga Qendra e Kërkimeve Shkencore dhe të Dhënave “Albstat” dhe i publikuar nga Tema Online tregon se nëse zgjedhjet do zhvilloheshin sot, Partia Socialiste do të marrë 40.4 përqind, ndërsa së bashku me gjithë forcat që kërkojnë ndryshimin rezultati mund të shkojë në 60 përqind.

Nga përgjigjet e të anketuarve, rezultoi se 77.1% e tyre do të merrnin sot pjesë në zgjedhje, ndërsa 67.7% deklaruan edhe se për cilën parti do të votonin.

 

Preferencat e të anketuarve që deklaruan se për cilën parti do të votonin

 

Kush ka të drejtë, Ministri ynë i Jashtëm, Panariti, apo Këshilli i Ministrave të Hollandës, gazeta De Telegraaf, Top Channel e Amasadori hollandez De LA Beij?

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 12:14

Hollanda e ka bërë të qartë “Jo”-në për statusin para më shumë se një muaji përmes letrës së Ambasadorit të Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, Martin De La Beij, (lexo:http://www.respublica.al/artikuj/2012/11/20/hollanda-rikonfirmon-jo-ne-per-statusin) por ky lajm është verifikuar edhe përmes mediave hollandeze, si një vendim i Këshillit ët Ministrave të Hollandës (lexo:

Çakuli për Kryeministrin: “ai ka një injorancë enciklopedike”

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 10:52

Tek Revista Java Filip Çakuli, drejtor i emisionit tashmë kult, Fiks Fare, shprehet për Skënder Minxhozin se ai nuk pret urime nga K/ministri për 10-vjetorin e fiksit. “Kryeministri i shqiptarëve mburret 6 herë në ditë në ekranet TV se qeveria e tij mendon atë e ditë për qytetarët e sajt, dhe se ata, qytetarët, janë të parët dhe se ai, ‘me-nder-me-thanë’ kryeministri, është shërbëtor i tyre.

Artan Lame, tregon me gisht një person për rrënimin e trashëgimisë kulturore, e që mbron shkatërrimin e planit të ri urbanistik...

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 10:07

 

Taulant Balla vazhdon me pyetjet e veta mbi pasurinë e Familjes Berisha.

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 08:30

Vijon akuzat e veta PS, përmes gojës së deputetit Balla, në lidhje me pasurinë e njerëzve të rrethit famailjar të kryeministrit. Balla ka ngritur një sërë pyetjesh, për të cilat jep dhe një përgjigje në fund.

Pyet Balla:

“Si ka mundësi që kur po bën formalizimin e ekonomisë, vetë Saliu ka 10 milionë lekë në shtëpi? Si ka mundësi që Argita merr 146 milionë lekë të vjetra nga mësimdhënia? Me çfarë biznesi është marrë djali i kryeministrit që ka fituar mbi 400 milionë lekë?”

Përgjigjet Balla:

Kinë, fëmijët që nuk u bëjnë vizitë prindërve të moshuar, dënohen nga gjykata

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 07:40

 

“Vizito prindërit! Urdhër gjykate!” Parlamenti kinez ka miratuar një shtesë ligjore që u lejon pleqve të hedhin në gjyq fëmijët nëse ata nuk i vizitojnë e nuk kujdesen për ta, njofton Associated Press.

Kinezët po përpiqen ta zgjidhin me mënyrën e tyre pasojën e rëndë të zhvillimit të vendit, që sa më shumë zhvillohet, aq mëtepër fëmijët e kanë të pamundur në kohë, distacë e mjete tëkujdesen për prindërit e moshuar. Shtesa ligjore nuk parashikon se sa shpesh duhen vizituar ‘pleqtë’ që fëmija t’i shpëtojë gjyqit.

Behari i dytë me rrip të shtrënguar! Sipas INSTAT-it, jo sipas Berishës…

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 06:30

Berisha mburret çdo vit se numri i njerzve që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit të verës rritet në mënyrë eksponenciale krahasimisht me një vit më parë. Gjithashtu, mburret se të ardhurat e shtetasve nuk kanë të ndalur në vendin e shqipeve. Por INSTAT-i (i kontrolluar prej atij vetë) publikon shifra që i përgënjeshtrojnë tërthorazi këto mburrje të Berishës.

Topalli: deputetët, më inteligjentët e të tërë shqiptarëve

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 06:28

 

Presidenca sponsorizon Fevziun: ndan 120 libra të tij si dhuratë

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 05:08

“Presidenti-librashitësi i Fevziut” është titulli që përdor Shqiptarja.com për lajmin se Presidenti Nishani u ka dhuruar 3 ditë më parë 120 nxënësve të dalluar nga një libër të Fevziut (bëhet fjalë për librin “100 vjet”) dhe nga një flamur. Nxënësit ishin nga 12 qarqe të vendit dhe me rastin e festave çifit presidencial, Bujar dhe Odeta Nishani kanë pregatitur disa pako simbolike, me një libër të gazetarit të preferuar të pushtetit dhe një flamur... kinez.

Plani: Biznesi mendon se duke ndërtuar brenda qytetit rregullon bilancin e vet financiar menjëherë në vitin elektoral 2013

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 04:05

“Projekti që po shkatërron Tiranën” është titulli i ballinës së revistës Java në numrin e fundit për këtë vit, të dalë sot. Specialisti i mjedisit, Lavdosh Ferruni, i intervistuar nga Ben Andoni shprehet se “kjo që po ndodh këtu është e paimagjinueshme dhe e paprecedent në asnjë vend të botës. Tirana me 15 mijë banorë/km2 e që renditet në 10-15 qytetet me dëndësinë më të madhe, planifikohet me gjakftohtësi kriminale që dendësia të arrijë në 25 mijë banorë/km2, nga 4 mijë që është standarti europian duke e bërë kështu qytetin të pabanueshëm!”

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme