Çakuli për Kryeministrin: “ai ka një injorancë enciklopedike”

Tek Revista Java Filip Çakuli, drejtor i emisionit tashmë kult, Fiks Fare, shprehet për Skënder Minxhozin se ai nuk pret urime nga K/ministri për 10-vjetorin e fiksit. “Kryeministri i shqiptarëve mburret 6 herë në ditë në ekranet TV se qeveria e tij mendon atë e ditë për qytetarët e sajt, dhe se ata, qytetarët, janë të parët dhe se ai, ‘me-nder-me-thanë’ kryeministri, është shërbëtor i tyre. Është turp për kolegët e mi që ia bënë mikrofonin shtyllën e tij vertebrore, që edhe ‘kur del nga haleja’ i bëjnë pyetje(...) Shoqëria civile që ai mburr është inekzistente, dhe siç ka thënë Xhonatan Suift, njerëzit që nëpërkëmben për një kohë të gjatë e humbasin dalëngadalë shijen e lirisë së tyre.” thotë Çakuli.
Më të lumturit, sipas Çakulit, “janë ata që blejnë bukë me listë e që nuk kanë lekë të blejnë TV... nuk kanë mundësi të dëgjojnë logorrenë e K/ministrit, se në sajë të tij jemi vendi më i zhvilluar në rajon, të dytët në Evropë dhe të tretët në planet për rritje rrogash e pensionesh...”
Pasi shprehet se “ky burrë i madh i shtetit” (duke cituar ambasadorin amerikan i cili sipas Çakulit është penduar 100 herë në ditë që e ka thënë) tregon përralla përditë, “për thyerje rekordesh që i mat dhe i publikon vetë, që na rishkruan historinë me injorancën e tij enciklopedike, aq sa nuk di as emrat e njerëzve të mëdhenj të kombit e që Aleksandër Stavre Drenovës i thotë Aleksandër Sotir Drenova... dhe Zogut mërgimtar i thotë antifashisti më i madh dhe ne e dëgjojmë, dhe e kalojmë me një ‘është i lajthitur’...”
k.c.
Comments
Per mua me te lumturit

Per mua me te lumturit jane ata qe nuk shikojne kete emisionin e tij. Kur flet edhe ky gjobvenesi.

Bravo Filip. Po pse i dergove
Bravo Filip. Po pse i dergove gazetaret e fiksit atje. E forte shprehja jote. Me nder jush, kryeministri Sali Berisha, ... Si te thuash, me nder jush haleja...
Bravo Filip greku njerez

Bravo Filip greku njerez te lecitur si ty sajmiri dhe doktori i fiksit duhen per te na mesuar historine e vendit.

o Filip po te mos ishte

o Filip po te mos ishte Berisha emisioni yt i (DELETED) duhej te mbyllej se ti e hap e mbyll me Berishen

Zoti Filip përshëndetje është

Zoti Filip përshëndetje është një e vërtetë ky është kryeministëri ynë i mrekullushëm por që të kemi një të tillë duhet që edhe ne të jemi të mrekullushëm ju faleminderit për emisjonin tuaj

Add new comment