Sondazhi i ri, PS 9 pikë para PD, AK e treta me 15.20%, FRD dhe LSI në kuota të barabarta me 4.9%.

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 13:16

Një sondazh i organizuar nga Qendra e Kërkimeve Shkencore dhe të Dhënave “Albstat” dhe i publikuar nga Tema Online tregon se nëse zgjedhjet do zhvilloheshin sot, Partia Socialiste do të marrë 40.4 përqind, ndërsa së bashku me gjithë forcat që kërkojnë ndryshimin rezultati mund të shkojë në 60 përqind.

Nga përgjigjet e të anketuarve, rezultoi se 77.1% e tyre do të merrnin sot pjesë në zgjedhje, ndërsa 67.7% deklaruan edhe se për cilën parti do të votonin.

Preferencat e të anketuarve që deklaruan se për cilën parti do të votonin

PS               40.40%

PD               31.40%

AK               15.20%

LSI               4.90%

FRD              4.90%

PDIU             0.60%

Parti të tjera 2.60%

Nga preferencat e atyre që e deklaruan votën, konstatohet se PS-ja mbetet në kuotat e zgjedhjeve të 2009-ës, ndërsa PD-ja duket se ka pasur një rrjedhje që është kanalizuar kryesisht drejt dy partive të reja. Vihet re ngritja në pikiatë e AK dhe një garë kokë më kokë e FRD me LSI. Për të anketuarit që u shprehën se do të merrnin sot pjesë në zgjedhje, por që nuk e deklaruan preferencën për partitë, nuk kemi informacion të mjaftueshëm të parashikojmë se nga mund të anojnë.

Sondazhi u zhvillua me vizita në shtëpitë e të anketuarve, bazuar në një kampion statistikor të përbërë nga 1100 votues, 600 prej të cilëve banojnë në zonat urbane dhe 500 në zonat rurale.

Metodologjia e përzgjedhjes së kampionit statistikor

Qendrat e votimit të zonave urbane dhe rurale u renditën veç e veç nga veriu në jug të Shqipërisë. Nga 2221 qendrat urbane të votimit, të renditura si më sipër, u zgjodhën 30, nga një në çdo 74 qendra (e para e 74-ta, e 148-ta e kështu me radhë). Në çdo qendër votimi të përzgjedhur u anketuan 20 votues të zgjedhur krejt rastësisht sipas gjinisë dhe grupmoshave. Në mënyrë të njejtë, nga 2476 qendrat e votimit rural u zgjodhën 50 dhe u anketuan nga 10 votues për secilën. Një përzgjedhje e tillë realizon një kampion përfaqësues nga pikëpamja gjeografike dhe demografike. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit për dy partitë e mëdha është 3.4%. Për partitë e vogla është më i vogël.

Ja.Se.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Jam plotesisht dakort me kete sondazh, neqoftese zgjedhjet do te mbaheshin ne nje shtet normal dhe demokratik. Keto shifra do te ishin te vlefshme ne rast se do te kishte zgjedhje te lira dhe te ndershme. Tani duke llogaritur se Berisha do te vjedhe te pakten 10 perqind te votave ne rang vendi, PD-ja del partia e pare dhe formon perseri qeverine. Hesap i thjeshte.

Submitted by olti (not verified) on

Mos u lodhni kot me sondazhe perderisa ne atdheun tone per turp vidhen votat sipas midese se parise dhe kthehet ne nul deshira e sovranit te shprehur ne vote.

Duhet te tregojme durim se me kohe do pergjegjesohet qytetarisht popullsia ne moshe votuese e do respektoje te drejten themeltare te votes se lire duke filluar nga mosprekja e kutive te shenjta te votimit dhe votave te hedhura ndryshe.

Besoj se edhe zoti Artan Hoxha do te jete dakord qe Shqiperise per te bere hapa te rendesishem drejt standarteve demokratike i duhet te ndahet perfundimisht nga e kaluara Berishiste e PD.

Kjo eshe mund te arrihet fare thjeshte:

a)kur PD te mos votohet me shume se nga 4-5% e popullsise votuese, duke ulur ne minimum efektet e politikes abuzive ne vend, ose
b)kur PD te mos arrije te vjedhe aq vota sa te ngrihet shume lart pragut elektoral per te qendruar ne politike.

Per ke force politike do te votojne Shqiptaret ?????

Ndryshe nga zoti Lubonja guxoj te mendoj se e rendesishme e jetesore eshte te sanksionohet SOT me vote penalizimi elektoral i hajduteve me ngjyre Ylberi keto 8 vjet qeverisje sepse fryma apo kufoma Berishiste infekton te gjithe sistemin.

Ne se ju pelqen kjo situate le te behet nje referendum per Berishen si e keqja me e vogel, ala zoti Lubonja, e mos te votohet fare sepse 'nuk jane pjekur kushtet' dhe fondet ti jepen te vobekteve. Kur ti mbushet mendja Parise le te na zgjedhe gjithmone me referendum te Mirin e rradhes.
REspect.

Submitted by Ervin (not verified) on

Nqs pretendoni se do te vidhen rreth 10% te votave ju garantoj se do te ishte thuajse e pamundur nese opozita nuk do te kishte ne krye nje sharlatan, politikisht hermafrodit si puna e Rames. Eshte pikerisht ai thelbi i plogeshtise se "deshires per ndryshim" me tendencen e vet urzupuese ndaj teresise opozitare. Pra Rama eshte thjesht nje shembelltyre berishiane cka nuk te ndjell rritje adrenaline per nje mbrojtje energjike te votes se manipuluar. Te vetmit energjike jane vetem atyre te cileve u jane premtuar copeza apo therrime nga torta ende imagjinare e pushtetit.....

Submitted by Anonim (not verified) on

ca rencie ka nese vidhen apo jo votat, te dy partite kryesore kane dhene prova te mjaftueshme qe vetem rrjepin popullin, koha kalon dhe dhe premtimet modernizohen po rezultatet jane te njejtat. varferia spo i ndahet ktij populli, siguria nuk ekziston, sistemi gjygjsor eshte ktheyr ne pazarin e shifres me te madhe, shendetsia skandaloze mos te flasim kot per jeten sociale qe nuk ekziston.

votojini kta kelyshet e komunizmit se ne kurriz do e keni edhe per ca vite tjera.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Me këto përfundime si mund ti japësh këtyre forca politke 36% që e katandisën këtë popull në këtë gjëndje dhe e vetmja devizë e tyre ka qënë se si mund të villet dhe të shpërdorohet pasuria e vendit dhe e gjithë kjo ti takojë vetëm një grushtë njërzish më të korutuar dhe kurë një shoqëri ka një përqindje të tillë nuk ka shpresa të regullohet

Submitted by Pirro (not verified) on

Nese keto sondazhe do te reflektonin realitetin, perfundimisht populli shqiptar do ta meritonte regjimin e eger fashist e anti-kombetar qe ka pllakosur vendin!

Por une besoj se NUK jane keto shifrat. Pëdëcka serbe NUK shkon pertej 20% pa manipulime dhe LSI-ja nuk kalon 2%, po pa manipulime, ndersa Aleanca Kuq e Zi eshte partia e dyte me mbi 25% te preferencave. PS-ja eshte me poshte 40%.

Banda Berisha mund te arrije te pervetesoje deri 15% e votave kunder, me manipulime, me shantazhe e me dhune siç ka bere perhere. Ndaj shpresoj qe shume shqiptare ne letargji te zgjohen e te votojne kunder ketij regjimi kriminel anti-shqiptar!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.