Taulant Balla vazhdon me pyetjet e veta mbi pasurinë e Familjes Berisha.

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 08:30

Vijon akuzat e veta PS, përmes gojës së deputetit Balla, në lidhje me pasurinë e njerëzve të rrethit famailjar të kryeministrit. Balla ka ngritur një sërë pyetjesh, për të cilat jep dhe një përgjigje në fund.

Pyet Balla:

“Si ka mundësi që kur po bën formalizimin e ekonomisë, vetë Saliu ka 10 milionë lekë në shtëpi? Si ka mundësi që Argita merr 146 milionë lekë të vjetra nga mësimdhënia? Me çfarë biznesi është marrë djali i kryeministrit që ka fituar mbi 400 milionë lekë?”

Përgjigjet Balla:

“Shqipëria do të rilindë dhe do të mundësojë hetimin e pasurimit të personave në pushtet. Do hetohet edhe se si janë larguar nga Shqipëria 1.5 miliardë dollarë. Berisha bën mirë të mendohet për transparencën e pasurisë së vetë dhe të fëmijëve të tij”

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.