Plani: Biznesi mendon se duke ndërtuar brenda qytetit rregullon bilancin e vet financiar menjëherë në vitin elektoral 2013

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 04:05

“Projekti që po shkatërron Tiranën” është titulli i ballinës së revistës Java në numrin e fundit për këtë vit, të dalë sot. Specialisti i mjedisit, Lavdosh Ferruni, i intervistuar nga Ben Andoni shprehet se “kjo që po ndodh këtu është e paimagjinueshme dhe e paprecedent në asnjë vend të botës. Tirana me 15 mijë banorë/km2 e që renditet në 10-15 qytetet me dëndësinë më të madhe, planifikohet me gjakftohtësi kriminale që dendësia të arrijë në 25 mijë banorë/km2, nga 4 mijë që është standarti europian duke e bërë kështu qytetin të pabanueshëm!”

Ferruni e quan një “krim në tentativë” duke supozuar që ky krim mund të ndalet. Por realisht publiku nuk është i informuar për këtë. Takimet që janë bërë në mini-bashki, kanë mbushur sallat me njerëz që qanin hallin e shtëpisë vet, dhe me gjasme-pronarë të interesuar për të ndërtuar shumëkatëshe në tokat e tyre. “I vetmi grup interesi i ulur në tavolinë ishte biznesi i ndërtimit, i cili mendon se duke ndërtuar akoma brenda qytetit rregullon bilancin e vet financiar menjëherë në vitin elektoral 2013”

Një lider që firmos një plan të tillë, i duhet hequr mandati, thotë Ferruni për Java-n e cila i ka kushtuar një faqe të tërë planit të ri kriminal urbanistik të Tiranës.

k.c.

Comments

Submitted by Gjergj (not verified) on

<p>Basha, njeriu qe qesh, thshte se Rama duhet te kerkoje falje pse nuk e beri planin per 11 vjet. Se pari ai beri ne 2009 dhe Berisha e mbajti dy cjet ne syrtar. Se dyti ne 2004 beri Planin Francez qe planifikonte zemren e kryeqytetit dhe shpetonte te gjitha monumentet e kultures dhe ato te urbanistikes qe kishin mbijetuar gjer me atehere e qe jane ende sot fale atij plani (parqe, vila, arkeologji, lagje muze etj.), por me kryesorja, kjo farse qe paraqet Basha nuk eshte nje Plan Urbanistik por nje plan per te plackitur pikerisht keto zona te rendesihme qe Rama konservoi. Turp i madh e gjithe kjo demagogji bajate nga ana e Bashes dhe tyryfyleve qe e mbeshtesin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.