Kush ka të drejtë, Ministri ynë i Jashtëm, Panariti, apo Këshilli i Ministrave të Hollandës, gazeta De Telegraaf, Top Channel e Amasadori hollandez De LA Beij?

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 12:14

Hollanda e ka bërë të qartë “Jo”-në për statusin para më shumë se një muaji përmes letrës së Ambasadorit të Mbretërisë së Hollandës në Tiranë, Martin De La Beij, (lexo:http://www.respublica.al/artikuj/2012/11/20/hollanda-rikonfirmon-jo-ne-per-statusin) por ky lajm është verifikuar edhe përmes mediave hollandeze, si një vendim i Këshillit ët Ministrave të Hollandës (lexo:http://www.respublica.al/artikuj/2012/10/26/hollanda-shqiperia-nuk-eshte-gati-per-statusin-e-vendit-kandidat-per-ne-be). Por, Zoti Panariti në një intervistëpër Shekullin e sotëm, thotë se nga bisedat e tij personale me homologun hollandez, Timmermans, kjo nuk është e vërtetë, dhe se fjalët që ka vende të Europës që janë kundër dhënies së statusit, janë spekulime. Fajin, e ka vetëm dhe vetëm opozita!

Ajo që mund t’ju konfirmoj është se asnjëri prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian, nuk ishte dhe nuk mbetet i përcaktuar “a priori” kundër progres-raportit të e Bashkimit Europian për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Ata thjesht presin që rekomandimet e Komisionit të respektohen me korrektësi nga palët. Spekulimet politike dhe mediatike për gjoja qëndrime të vendeve të veçanta, kundër rekomandimeve të progres-raportit të Komisionit Europian, synonin të dekurajonin avancimet për plotësimin e detyrimeve të mbetura dhe të përcaktuara qartësisht në progres-raport. U artikulua shumë në media dhe në politikë i ashtucilësuari pozicionim “sui generis” i Hollandës kundër marrjes së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Kjo nuk ishte aspak e vërtetë, sepse ministri i Jashtëm i Hollandës, zoti Timmermans, m’u shpreh pa asnjë mëdyshje se “Hollanda nuk do të kishte një qëndrim të sajën për dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, por do të mbështetej te rekomandimet e Komisionit Europian”.

k.c.

Intervista e plotë e Ministrit të Jashtëm z.Panariti te SH:

http://shekulli.com.al/web/p.php?id=12370&kat=100

 

 

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Me tha, te thashe kaq e di diplomacine Panariti. Nuk e kupton sa dem ben duke genjyer paturpesisht.</p>

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Çështë ky njeri i pa skrupull që me patrupsinë më të malle thotë këto proçkulla a e di ky njeri se smund ti themë zotëri se në cilën karige është ulur kur vetë ambasadori Hollandez tha në televizorë dhe e tha qartë se nuk i plotësoni kushtet dhe nik tha se për mos plotësimin e kushteve e ka fain opozita dhe sipas këtijë njeriu na dalka se në kofidencë i paska thënë se të gjitha sa thuhet nuk janë të vërteta dhe shikojeni atë të ndjellë diçka ky njeri që të keshë kofidencë mjerë diplomacia jonë në çfarë duarsh ka rënë</p>

Submitted by anonimoverover (not verified) on

<p>Panariti ka mbaruar institutin bujqësor, patjetër ska si të këtë kulutrë, që ësahtë i pacipë do të thoshja si mund të ishte ndryshe kur është përfaqësuesi i LSI. Unë them që kur flet ai dzhet ndruar stacioni ose kanali</p>

Submitted by anonimoverover (not verified) on

<p>Panariti ka mbaruar institutin bujqësor, patjetër ska si të këtë kulutrë, që ëshhtë i pacipë do të thoshja si mund të ishte ndryshe kur është përfaqësuesi i LSI. Unë them që kur flet ai duhet ndruar stacioni ose kanali.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.