Presidenca sponsorizon Fevziun: ndan 120 libra të tij si dhuratë

“Presidenti-librashitësi i Fevziut” është titulli që përdor Shqiptarja.com për lajmin se Presidenti Nishani u ka dhuruar 3 ditë më parë 120 nxënësve të dalluar nga një libër të Fevziut (bëhet fjalë për librin “100 vjet”) dhe nga një flamur. Nxënësit ishin nga 12 qarqe të vendit dhe me rastin e festave çifit presidencial, Bujar dhe Odeta Nishani kanë pregatitur disa pako simbolike, me një libër të gazetarit të preferuar të pushtetit dhe një flamur... kinez. Shqiptarja.com ka zbuluar se flamujt e dhuruar nxënësve ishin nga ato me mutacione, flamurët e deformuar që na prishën dhe shijen e 100 vjetorit të pavarësisë.
Një rast i ngjashëm i nguljes së kulturës me dhunë, është dhe ai i librit të gazetarit të Zërit të Amerikës, Ilir Ikonomi, libri i të cilit iu shit me detyrim përfaqësuesve tanë jashtë, nga ana e Ministrisë së Jashtme. Përfaqësuesit shqiptarë në tërë ambasadat e botës u detyruan të bënin pagesën 1500 lekë të reja tek Ministria e Jashtme, të detyruar të blinin librin e Ikonomit, “Pavarësia – Rrugëtimi i Ismail Qemalit”, gjithmonë sipas shqiptarja.com. k.c.
Comments
Jane bere nje grusht me hale
<p>Jane bere nje grusht me hale ketu qe e lejojne Berishen te rrije akoma kryeminister. Nishani eshte nje (DELETED) i thekur, nje njeri pa pike dinjiteti dhe respekti per veten, kurse per ate tjetrin as ia vlen te flasesh, nje "gazetar" servil dhe sherbetor i pushtetit, shembulli me i ndyre i gazetarise ne nje demokraci. Epo te shperndaje <strong>Presidenti i Republikes </strong>libra te nje gazetari nxenesve si dhurate, edhe kete kishim mangut. Cfare s'po degjojme ne Shqiperine e Saliut dhe horrave qe i vijne pas.</p>
Add new comment