Arkiv-Lajme
Qeveria do dërgojë policinë në CEZ nëse ndërpriten dritat natën e Vitit të Ri (!)
"CEZ Shpërndarje do përballet me policinë e shtetit në raste të ndëprerjes së energjisë elektrike për festat e fundvitit, veçanërisht natën e ndërrimit të viteve"! Mediat e sotme citojnë burime nga METE se “do të ndërhyhet nga policia nëse do të ketë ndërprerje të energjisë këto ditë të festave të fundvitit dhe gjatë ndërrimit të viteve”. (në fakt, ndërprerjet në disa lagje të Tiranës, apo disa zona të vendit kanë javë që vazhdojnë me orë të gjata).
Të ardhurat për frymë, të fundit në rajon
Edhe pse niveli i të ardhurave në buxhetin e shtetit nuk po realizohet sipas parashikimit dhe çdo muaj po thellohet deficiti, ky zë në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm përsëri është parashikuar me rritje nga Ministria e Financave. Referuar ligjit të buxhetit të shtetit 2013, totali i të ardhurave parashikohet në nivelin 360.7 miliardë lekë, me një rritje prej 5.8% kundrejt të ardhurave të pritshme për vitin 2012, ose në nivelin 25.2% të PBB.
Një gaz i papërdorur kurrë më parë, arma e re në Siri
Sipas raportimeve të opozitarëve në qytetin sirian, Homs kanë humbur jetën gjashtë kryengritës pas rënies në kontakt me një gaz pa erë e në formë tymi. Ky lloj gazi është përhapur pasi trupat qeveritare kanë hedhur gjatë luftimeve në rrugë disa lëndë plasëse. Sipas burimeve të kryengritësve bëhet fjalë për një gaz të papërdorur kurrë më parë. Kreu i zyrës së vëzhgimit të opozitës siriane, Rami Abdel Rahman i tha agjencisë së lajmeve AFP, "nuk e dimë nëse vërtet është një armë kimike, por nuk dimë gjithashtu nëse ky lloj gazi është i ndaluar apo jo në arenën ndërkombëtare."
"Paqe jo pa Zotin"
Papa Benedikti i XVI ka festuar në praninë e dhjetëra mijë besimtarëve meshën e krishtlindjeve në katedralen e Shën Pjetrit. Kreu i kishës katolike tij kërkoi heqjen dorë nga materializmi dhe uni vetjak. Papa predikoi gjithashtu për paqen në Lindjen e Mesme dhe bashkëjetesën mes katolikëve dhe myslimanëve.
Kronikë e mosmiratimit të Buxhetit 2013 (në Maqedoni ama)
Ka tensione të mëdha në Maqedoninë fqinje të ardhura pas miratimit të buxhetit për vitin 2013. Pas dyerve të mbyllura në Kuvendin e Maqedonisë, deputetët e partive në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI, miratuan Buxhetin, por vetëm pasi nxorën jashtë sallës përfaqësuesit e mediave dhe deputetët e opozitës maqedonase.
Si t'i shes tjetrit vezë me glasa…
"Dua t'ju tregoj fotografinë e dy vezëve të blera tek fshatarët në rrugën Myslym Shyri. Është një dukuri interesante. Ka të bëjë me blerjen e vezëve në dyqan, maskimin e tyre me pislliqe për t'i bërë të duken sikur janë vezë vezë fshati të ngjyera me glasa, medemek të sapodala nga pula, dhe shitjen e tyre me 25 lekë kokrra (ndërkohë që një vezë pularie në supermarket shitet rreth 15 lekë, dhe është shumë e mirë). Ky është ndoshta përfaqësimi artistik i vezës së fshatit, por vezë fshati nuk është.
Përdorni çdo mundësi për të rritur sensibilitetin, të shpëtojmë qytetin - thotë Lame për "Planin e ri të Tiranës"
Plani praktikisht, e them këtë me përgjegjësi, zhduk gati të gjitha zonat e gjelbra ekzistuese brenda qytetit.
Për shembull, parku i Namazgjasë zhduket. Plani në atë lulishte të të gjithëve ne, është që të zhvillohen struktura të larta. Citoj planin tek zona e gjelbër tek Shqupi, anës Lanës dhe Bankës Tregtare e Pallatit të Oficerëve, planifikohet banim e shërbime publike dhe qëllime fetare, se është katedralja katolike atje, ndërsa lartësia do të jetë deri 9 kate.
Paditet Taulant Balla, firmosësi është Jamarbër Malltezi
Paditet Taulant Balla nga Jamarber Maltezi i njohur edhe si dhëndrri i Berishës. Sipas padise, Maltezi kërkon dëmshpërblim prej 2 milion lekë të reja. Padia është dorezuar tashmë në gjykatë dhe i ka rënë për shqyrtim gjyqtaritr Agim Bendo. Sipas një tabele që mund të lexohet në sajtin zyrtar të gjykatës, padia mban numrin 20704 dhe si paditës listohet vetëm emri Jamarber Malltezi dhe jo dy fëmijët e kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.
"Do t'i sjellim kokën Aliut"
Vendimi për të shtyrë edhe tre muaj të tjetër funksionimin e komitetit ndërministror për 100 vjetorin e Pavarësisë ka sjellë dhe reagimin e kreut të PS-së, Edi Rama. Nga profili i tij në “Tuitter” lideri i opozitës ka komentuar një vendim të tillë të bërë me dije dje nga vetë Kryeministrit Berisha. “Kryeministri shtyn tre muaj 100 vjetorin! Në kushtet e rrënimit ekonomik i ka mbetur vetëm ripërtypja e historisë në publik.
Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si... antifashist - thotë Berisha
Komentet, qëndrimet, apo dhe polemikat mbi figurën e Ahmet Zogut marin një tjetër shkak për tu rindezur. E kjo ishte pikërisht vendosja dje e shtatores së Ahmet Zogut në Tiranë, e para në vend. Mbase për koiçidencë, zbulimi i shtatores së Ahmet Zogut nga Kryeministri Berisha dhe nipi i tij Leka Zogu, është zgjedhur 24 dhjetori, dita qe njihet si "triumfi i Legalitetit", kur Zogu rimori pushtetin dhe rrëzoi qeverinë e Fan Nolit.