Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si... antifashist - thotë Berisha

Komentet, qëndrimet, apo dhe polemikat mbi figurën e Ahmet Zogut marin një tjetër shkak për tu rindezur. E kjo ishte pikërisht vendosja dje e shtatores së Ahmet Zogut në Tiranë, e para në vend. Mbase për koiçidencë, zbulimi i shtatores së Ahmet Zogut nga Kryeministri Berisha dhe nipi i tij Leka Zogu, është zgjedhur 24 dhjetori, dita qe njihet si "triumfi i Legalitetit", kur Zogu rimori pushtetin dhe rrëzoi qeverinë e Fan Nolit. Në fjalën e tij shefi i qeverisë vlerësoi figurën e Zogut dhe meritat që ai pati për zhvillimin e zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, konsolidimin e institucioneve të pavarura, njohjen e shtetit shqiptar në mbarë botën dhe ndërtimin e rrugëve e shkollave.
“Me emrin e tij janë të lidhura zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Me emrin e tij janë të lidhura konsolidimi i institucioneve të pavarura, njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur në mbarë botën. Janë të lidhura ndërtimi i mijëra e mijëra km rrugë, shkolla spitale në mbarë vendin. Në vitet e mbretërisë së tij vendi njohu zhvillim të paparecendetë”, u shpreh Berisha. Ndërkohë që Kryeministri Berisha në fjalën e tij u ndal dhe në momentin e diskutueshëm të largimit të mbretit Zog nga Shqipëria. “Pasi nuk pranoi të kapitullonte dhe vendosi të vazhdojë luftën në mërgim do të ishte një nga të parët në Evropë që do t’u shpallte luftë pushtuesve të Shqipërisë. Ahmet Zogu jetoi dhe vdiq si një prej antifashistëve më të vendosur të Shqipërisë dhe të Evropës”, deklaroi kreu i ekzekutivit. Re.Pu.
Comments
Zogu ishte antifshsit? Ne

Zogu ishte antifshsit? Ne konferencen e Paqes 46 kane thene te kuderten te huajt...

Pse ju habit kjo Muçi? Kur

Pse ju habit kjo Muçi? Kur ne Ballkan, Rumani, Bullgari, por edhe Hungari etj., erdhen ne fuqi regjime fashiste dhe pro fashiste, Zogu i shpypi organizime te tilla ne Shqiperi, edhe dhe kjo ishte nje nga arsyet kryesore qe Musolini e urrente. Ai nuk shkoi te strehohej ne Gjermani apo Itali, por ne Angli ku ishin te gjitha qeverite e kohes qe u detyruan te lene vendin e tyre si pasoje e pushtimit nazist e fashist.

Na ka marre ne qafe historigrafia komuniste me klishte qe na ka lene trashegim!

Ka te drejte Sala. Ahmeti e

Ka te drejte Sala. Ahmeti e tregoi antifashizmin duke i shitur Italise fashiste vendin. Pastaj i mbathi pa e zbrazur pushken, bashke me thesarin e Shqiperise.

Tradhetari nuk e ka per detyre te levdoje tradhetarin.

Ka të drejtë ta lavdërojë se

Ka të drejtë ta lavdërojë se faqezi ishte i pari dhe ky i dyti të njëjtën bëri i pari për të ardhur në pushtet duke shitur vëndin thuajse ishte pasuria e vetë po dhe ky faqe zi ka shitur të gjithë pasuritë e vendit nuk i dolën këto por donte të shiste dhe një pjesë të vendit e ky njeri nuk ka fund me të këqiat e tijë

Add new comment