"Do t'i sjellim kokën Aliut"

Postuar në 24 Dhjetor, 2012 12:29

Vendimi për të shtyrë edhe tre muaj të tjetër funksionimin e komitetit ndërministror për 100 vjetorin e Pavarësisë ka sjellë dhe reagimin e kreut të PS-së, Edi Rama. Nga profili i tij në “Tuitter”  lideri i opozitës ka komentuar një vendim të tillë të bërë me dije dje nga vetë Kryeministrit Berisha. “Kryeministri shtyn tre muaj 100 vjetorin! Në kushtet e rrënimit ekonomik i ka mbetur vetëm ripërtypja e historisë në publik. 2013 viti i ndryshimit”, shkruante Rama në “Tuitter”.Një qëndrim i tillë erdhi pas deklaratës së kreut të ekzekutivit i cili kërkoi zgjatjen edhe për 3 muaj të komitetit ndërministror të 100 vjetorit me arsyetimin për t’u dhënë përgjigje disa problemeve të tjera të papërfunduara, kthimit në atdhe të eshtrave të Sami e Mit’hat Frashërit, dhe kokës së Ali Pashë Tepelenës. “Duhet bërë përpjekje shumë e madh për rikthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri. Ai është gjeni i doktrinës së shqiptarizmit si doktrinë perëndimore. Libri i tij është dokumenti themelor i të sotmes dhe së ardhmes shqiptare”- u shpreh kryeministri. Ai ka kërkuar kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës nga Stambolli dhe shprehu vendosmërinë e tij për të bërë gjithçka që koka e tij të kthehet në atdhe në mënyrë që ai të ketë një vend të merituar në histori. Në këtë kontekst Berisha tha se do mendohet se ku do vendoset në Tepelenë apo në Muzeun Kombëtar.“Ali Pasha pati një nga oborret më brilante që frymëzuan dijetarë, artistë shkrimtarë të kohës si Lord Bajroni, në poemën më të bukur të asaj kohe të Çajd Haroldit kushtuar shqiptarëve”-, vlerësoi Berisha.  - Re.Pu.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.