Përdorni çdo mundësi për të rritur sensibilitetin, të shpëtojmë qytetin - thotë Lame për "Planin e ri të Tiranës"

Postuar në 24 Dhjetor, 2012 16:20

Plani praktikisht, e them këtë me përgjegjësi, zhduk gati të gjitha zonat e gjelbra ekzistuese brenda qytetit.

Për shembull, parku i Namazgjasë zhduket. Plani në atë lulishte të të gjithëve ne, është që të zhvillohen struktura të larta. Citoj planin tek zona e gjelbër tek Shqupi, anës Lanës dhe Bankës Tregtare e Pallatit të Oficerëve, planifikohet banim e shërbime publike dhe qëllime fetare, se është katedralja katolike atje, ndërsa lartësia do të jetë deri 9 kate.

Edhe Qyteti Studenti parashikohet që të trajtohet si zonë për shërbime publike dhe zonë banimi. Fusha e sportit pas “Qemal Stafës”, e vetmja fushë që ka mbetur brenda qytetit, përzgjidhet për banim dhe shërbime publike 9 kate. Zona  “Ali Demi”, që në një pjesë sapo është bërë park bëhet banim dhe shërbime publike. Ekspozita “Shqipëria Sot”, e njëjta gjë, parku i lodrave tek “7 xhuxhat”, banim dhe shërbime publike, lartësia 9 kate. Zona tek lulishtja e “Vëllezërve Frashëri”, banim dhe shërbime publike, struktura të larta. Zona e “Shkollës së Bashkuar” gjithashtu. Lulishtja tek Biblioteka Kombëtare, ndërtime me lartësi të propozuar 9 kate. Pas Pallatit të Kulturës, planifikohen gjithashtu zhvillime të stukturave të larta. Tek Fusha e Aviacionit, zhduket nga zona e listave të gjelbra, një lulishte madhore e sapopërfunduar...Zona e tregut tek “Farmacia 10”, zona e “Kinostudios” gjithashtu planifikohen me ndërtime. Kjo listë nuk ka fund...

Përmbledhjen e mësipërme e bën Artan Lame lidhur me "Planin e Ri Urbanistik të Tiranës". I ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në “Top-Channel”, Artan Lame, aktivist dhe drejtues i një lëvizje për mbrojtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore, tha ndër të tjera:

"Lulishtet që kemi sot kanë shpëtuar, pasi në planet rregulluese, ishin përcaktuar në letër si sipërfaqe e gjelbër ku nuk lejohej të ndërtohej. Ky plan i heq të gjithë këto kufizime, e lë të lirë gjithë qytetin, në diskrecion të Bashkisë, që do e jep ose do nuk e jep lejen në bazë të vullnetit të saj. Gjëja e fundit, që më dhëmb edhe më shumë, zonat e mbrojtura të qytetit, nga viti 2000, të mbrojtura me VKM që u vunë në mbrojtje përgjatë bulevardit, zona e vilave përgjatë rrugës Elbasanit dhe ato në zonën e bllokut, duke i thënë ndërtuesve që nuk ndërtohet, plani i heq dhe i lejon të bëhen pallate.  Përdorni çdo mundësi për të rritur sensibilitetin, të shpëtojmë qytetin. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës, që pavarësisht bindjeve, të bashkohen për të kundërshtuar këtë projekt". A.N.

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Aty mbahu ti Lame, se po i rruhet qytetareve per pallatet qe do mbijne kudo. Kur si ka bo pershtypje 20 viteve te fundit, nuk do ti beje as tani.

Submitted by Gjon (not verified) on

sa prej politikaneve socialiste kane ndertuar pallate ne Tirane, ose thene ndryshe, sa prej tyre kane kontribuar ne cementifikimin e qytetit?

Sa pronare te ligjshem te pronave jane vjedhur apo kane pesuar abuzime ne pronat e tyre, sa here e ka ngritur zerin Artan Lame kunder ketyre abuzimeve kur ishin ne fuqi te majtet ne administrimin e Tiranes?

Submitted by bobi (not verified) on

Eshte revoltuese sjellja e Bashkise se Tiranes. Haram arkitektet qe kane ndyer duart me kete plan!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.