Si t'i shes tjetrit vezë me glasa…

"Dua t'ju tregoj fotografinë e dy vezëve të blera tek fshatarët në rrugën Myslym Shyri. Është një dukuri interesante. Ka të bëjë me blerjen e vezëve në dyqan, maskimin e tyre me pislliqe për t'i bërë të duken sikur janë vezë vezë fshati të ngjyera me glasa, medemek të sapodala nga pula, dhe shitjen e tyre me 25 lekë kokrra (ndërkohë që një vezë pularie në supermarket shitet rreth 15 lekë, dhe është shumë e mirë). Ky është ndoshta përfaqësimi artistik i vezës së fshatit, por vezë fshati nuk është. Dhe nuk ndihesh dot vërtet keq kur ta kanë futur me 10 lekë gjithësej, por të intrigon fort mendimi dhe mundi i i shpenzuar për këto përfitime kaq modeste, dhe shpirti sipërmarrës – shkruan Blendi Salaj njw nga autorwt e "Peshku Pa Ujw", faqja e njohur online ku lajmi dhe analiza prodhohen mes pjesëmarrësve.
Dhe më pas del në një përfundim: "Nuk gjen dot sot pothuajse asgjë pa hile. Gjendet gjithmonë një marifet, një hyjner i ri. Buka e ngjyrosur me bojë, nafta jo vetëm e përzjerë me ujë por edhe përjzerja e mangët te pompa, viç vendi, por që kërcen tangon dhe flet spanjisht, restorantet tona buzë Detit Mesdhe me faturën "me gungë", ku zor se gjen dot një pikë vaj ulliri të pastër. Shembuj të tillë ka pafund, pasi dëshira për të fituar menjëherë, pandershmërisht e pa punuar është çfarë e ka dëmtuar Shqipërinë në forma lemeritëse. Nuk është çështje vezësh dhe 10 lekëshash, por mendësia (e kudogjendur), "si t'ia fus tjetrit" që bëhet hera herës shumë e bezdisëshme…" (a.th.)
Comments
Bravo Blendit, që ka gjetur

Bravo Blendit, që ka gjetur këtë mashtrim kolosal.
Kjo po që është gazetari investigative!

Keshtu bene dhe greket 20

Keshtu bene dhe greket 20 vjet me rradhe, duke u munduar t'ia fusin gjithkujt, dhe perfunduan ketu ku jane sot. E tash vetem t'ia fusin vetes edhe ne by**e edhe ne koke pasi demi qe i kane bere vetes eshte teper i rende: nuk i beson kush me tashme. Ky fat do ti gjeje edhe batakcite shqiptare bashke me ekonomine e vendit nese nuk ve shteti dore qe te ndale oreksin e tyre

I nderuar redaktor/e, ke

I nderuar redaktor/e, ke harruar te ndryshosh "w" me "ë".

Add new comment