Të ardhurat për frymë, të fundit në rajon

Edhe pse niveli i të ardhurave në buxhetin e shtetit nuk po realizohet sipas parashikimit dhe çdo muaj po thellohet deficiti, ky zë në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm përsëri është parashikuar me rritje nga Ministria e Financave. Referuar ligjit të buxhetit të shtetit 2013, totali i të ardhurave parashikohet në nivelin 360.7 miliardë lekë, me një rritje prej 5.8% kundrejt të ardhurave të pritshme për vitin 2012, ose në nivelin 25.2% të PBB.
Të ardhurat buxhetore përfaqësojnë të ardhurat e një vendi nga taksat dhe tatimet për kryerjen e investimeve dhe shpenzimeve nga ana e institucioneve publike. Në rastin e Shqipërisë, të ardhurat buxhetore gjatë viteve të fundit kanë ardhur duke u ulur në raport me PBB-në. Shqipëria ka të ardhurat buxhetore ndaj PBB-së më të ulta në rajon, me përafersi 26 %. Ndërkohë në vend të parë renditet: Bosnja dhe Hercegovina (46%) e ndjekur nga Mali i Zi (43%), Serbia (39.5%), Kroacia (38.7%), Greqia (36.9%), Turqia (39.7%), Maqedonia (30.3%) dhe Kosova (29.7%).
Duke bërë një analizë kohore, vihet re se vendi me uljen më të madhe të të ardhurave buxhetore gjatë dhjetëvjecarit të fundit është Greqia, ndërsa vendi me rritjen më të madhe është Kosova. Të ardhurat buxhetore bazohen në tatimet dhe taksat e mbledhura nga një shtet gjatë një periduhe kohore të caktuar. Ato ndikohen nga niveli i tatimeve dhe nga aftësia e shtetit për t’i mbledhur këto tatime dhe për të ulur evazionin fiskal. Lidhur me këtë administrate fiskale e vendit tonë lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë që po ul performancën cdo vit e më shumë. Ne.Su.
Në foto: Nenkryetari i Bashkise se Tiranes Petrit Vasili ne tregun e fruta perimeve ne uzinen "Dinamo" (LSA)
Comments
te me fali
<p> te me fali respublica.al , por keto jane <strong>te ardhurat ne buxhet</strong></p>
Add new comment