Shpërndarja e mandateve? Mbetet e njëjta skemë

Postuar në 24 Dhjetor, 2012 12:19

Partia Demokratike nuk ka shfrytëzuar të drejtën për të dorëzuar pranë Kolegjit Zgjedhor kërkesën ankimore, lidhur me caktimin e mandateve për deputet, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Në projektvendimin që nuk mundi të miratohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, parashikohej që për shkak të lëvizjeve demografike, Qarkut Tiranë dhe atij Durrës t'u shtohej nga një mandat, Qarkut Korçë dhe Berat t'u hiqej nga një mandat, ndërkohë që mbetej i pa ndryshuar numri i mandateve në Kukës. Mungesa e ankimimit ndaj mungesës së vendimmarrjes së përcaktimit të mandateve për deputet në rang vendi, sjell mosndryshimin e ndarjes së mandateve. Për rrjedhojë, ndarja e mandateve do të jetë e njësoj si në zgjedhjet e fundit parlamentare, ato të vitit 2009, të cilat asokohe u miratuan me konsensus mes palëve.Ligji Zgjedhor parashikon se për të gjitha vendimet e KQZ-së, afati për ta ankimuar në Gjykatë është 30 ditë. Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për çështjen e mandateve ishte më 23 nëntor. Por meqenëse 23 dhjetori ishte e dielë, afati i fundit për ta ankimuar vendimin e KQZ-së përkon me datën 24 dhjetor. Ndërkohë që përfaqëses i PS në KQZ, Genc Gjonçaj sqaroi faktin se Kolegji Zgjedhor nuk ka tagër të japë zgjidhjen. "Kolegji zgjedhor maksimalisht mund të orientojë dhe njëherë çështjen pranë KQZ por nuk mund të shprehet për përmbajtjen. Do të jetë KQZ-ja që nëpërmjet transparencës, përgjigjes ndaj kërkesës së dy anëtarëve do të realizojë dhe vendimin përfundimtar, atë të ndarjes së mandateve për t’ia kaluar më tej Kuvendit", deklaroi Gjonçaj. Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.