Arkiv-Lajme

Sa të besueshme janë mediat shqiptare - sipas Nanos, Çilit, Ballës dhe Markut

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 17:11

E përditshmja MAPO ka botuar një forum në të cilin janë pyetur mbi situatën në media, Mustafa Nano, Henri Çili, Sokol Balla  dhe Mark Marku. Një nga pyetjet për 4 të ftuarit e MAPO-s ka qenë: “Si e gjykoni kredibilitetin e medias sonë sot? Sa e besueshme është media jonë?”. Dhe përgjigjet janë si më poshtë:

Shënim: Antena e TemA-s na bllokoi analizën e mirëqënies së 4-ët në botë…

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 16:16

Tek po bëhesha gati t’i futesha një analize të deklaratës së Berishës rreth mirëqënies në Shqipëri, krahasuar me vende të tjera në botë, i hodha një sy faqes së internetit të gazetës TemA.

Unioni i Gazetarëve ndan dy çmime vjetore për gazetaret Anila Basha dhe Ina Kosturi

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 15:44

Unioni i Gazetareve të Shqipërisë i ka dhënë sot gazetares Anila Basha një çmim si gazetarja e vitit “për itinerarin më të vështirë”. Çmimi i dhënë nga kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa iu dha gazetares Basha për një reportazh nga Afganistani.  Në këtë foto të agjensisë LSA, shihet momenti i dhënies së çmimit.

Rama veçon 2005-2006-n si "periudhë poizitive të Berishës"

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 14:15

Kreu i opozitës Edi Rama ka dhënë një intervistë në edicionin e sotëm të lajmeve në Zërin e Amerikës, ku ndër të tjera i është bërë edhe pyetja “Çfarë meritash, apo çfarë rezultatesh i njihni ju qeverisë në punën e saj?”.

Nis cirku me ligjin në KQZ

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 12:50

E thërrasin një mbledhje të KQZ dy anëtarë të saj? Ligji thotë po. Por bishta ka sa të duash (nëse do të gjesh bishta). Një mbledhje e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e planifikuar për t’u mbajtur pasditen e sotme, është shtyrë. Mbledhja ishte thirrur për sot nga dy anëtarët e PS-së. Kodin Zgjedhor dhe Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e KQZ-së thotë që mbledhja mund të thirret nëse dy anëtarë e kërkojnë një gjë të tillë. Por...  Kreu i KQZ Lefterie Lleshi thotë që punët janë ndryshe.

Deputeti Isaraj 'futet vetë' në forumin online ku po komentohej një pjesë nga intervista e tij: Mos më interpretoni interpretimet e intepretimeve

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 08:05

E përditshmja SHQIP ka botuar në numrin e saj të sotëm një intervistë me deputetin socialist Arben Isaraj. Faqja online e TemA ka shkëputur paradite një pjesë nga intervista dhe e ka ribotuar me titullin "Isaraj: Të gjithë kërkojnë rrëzimin e Berishës, por çuditërisht frenohen të bashkohen me ne". Pjesa e botuar është ajo ku Isaraj thekson domosdoshmërinë e bashkimit politiko– shoqëror kundër pushtetit të sotëm. “S’ka më vend për dilemë, ndaj për këtë po punojmë në çdo nivel politik e partiak. Por, çuditërisht ende ka një frenim.

E përditshmja T.O. shpall Ilva Taren si gazetaren e vitit dhe Erjon Braçen si politikanin e vitit për 2012-n

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 07:09

E përditshmja Tirana Observer e ka bërë si traditë që shpall në fundvit fituesit e anketës “Njeriu i Vitit”, anketë e cila, sipas gazetës në fjalë, bazohet tek votimi dhe preferencat e lexuesve. (gazeta e zhvillon këtë anketë prej tetë vitesh, lexuesit votojnë në 3 muajt e fundit të vitit dhe çdo votuesi i botohet identiteti i plotë në gazetë - thuhet në faqen e saj online).

Populli ynë e ka dramë jetën nga mëngjesi deri në darkë. Politikanët, shumë më karagjozë se unë - thotë aktori i Portokallisë

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 06:27

Spektaklet e tipit “one-man show” praktikohen nga komikë të mëdhenj si Chris Rock, Robin Williams, Eddie Murphy etj. Ka vendosur ta provojë një të tillë edhe Elvis Pupa, i njohur nga rolet në shoun e njohur të humorit televiziv, Portokalli.
I ftuar në studion e emisionit “Pasdite në Top Channel”, ish-aktori i Portokallisë u shpreh:

Mos shkoni më tutje - paralajmëron Rama për shitjen e HEC-eve. U bë para kamerave - përgjigjet Berisha

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 03:46

Kreu i opozitës Edi Rama kundërshtoi mbrëmë privatizimin javën e shkuar të katër hidrocentraleve të vogla Bistrica 1 dhe 2 si dhe hidrocentrali Shkopet dhe Ulëz, duke qenë se ato ishin fitimprurëse dhe për to ishin marrë kredi për rehabilitim:
“Unë dëshiroj tua bëj të qartë ofertuesve, mos shkoni më tutje në këtë proces, ne nuk do të lejojmë që këto pasuri të grabiten për llogari të qeveritarëve që sot nuk arrijnë dot më të mbajnë shtetin në këmbë”

Ç'po ndodh me Albpetrolin?

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 03:09

Nënshkrimi i kontratës së shitjes së Albpetrolit ka mbetur pezull që në fillim të dhjetorit. Konsorciumi Vetro Energy duhet të bënte pagesën e garancisë prej 20 përqind të ofertës prej 850 milion eurosh që ai dha për për të blerë ndërmarrjen e nxjerrjes së naftës. Ndonëse prej shumë ditësh konsorciumi njoftoi se e kishte bërë këtë pagesë, ende autoritetet shqiptare thonë se nuk është paguar asgjë. Këtë e deklaroi mbrëmë edhe S.Berisha “JO, deri tani, jo. As edhe një gjë”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme