E përditshmja T.O. shpall Ilva Taren si gazetaren e vitit dhe Erjon Braçen si politikanin e vitit për 2012-n

E përditshmja Tirana Observer e ka bërë si traditë që shpall në fundvit fituesit e anketës “Njeriu i Vitit”, anketë e cila, sipas gazetës në fjalë, bazohet tek votimi dhe preferencat e lexuesve. (gazeta e zhvillon këtë anketë prej tetë vitesh, lexuesit votojnë në 3 muajt e fundit të vitit dhe çdo votuesi i botohet identiteti i plotë në gazetë - thuhet në faqen e saj online).
Këtë vit kjo anketë ka shpallur gazetaren e njohur Ilva Tare si “Njeriu i Vitit 2012” në media, dhe Erjon Braçen si “Njeriu i Vitit 2012” në politikë. Në artikullin ku prezantohen rezultatet e anketës, e përditshmja në fjalë shkruan për Braçen:
"Erjon Braçe është një kritik i fortë ndaj qeverisë, dhe ndër të paktët deputetët të PS-së që flet, kur kolegët e tij heshtin. Nuk heziton të flas edhe kur i thonë: “ta lërë këtë muhabet, se nuk i dihet”.
Për Taren, shkruhet ndër të tjera: "Ilva Tare ishte vetëm 15 vjeç kur la një nga dashuritë e saj më të mëdha në jetë, violinën, për t’iu përkushtuar gjuhëve të huaja dhe pastaj ndoqi pasionin e saj për televizionin për tu bërë një ikonë televizive. Emisioni i Ilva Tares vlerësohet nga shikuesit edhe për faktin se në dallim nga emisione të tjera të këtij formati nuk fokusohet te batutat, por tek faktet, dhe analizimi i fenomeneve". (a.th.)
Comments
Njeriu vleresohet nga ajo qe
<p>Njeriu vleresohet nga ajo qe jep dhe qe le pas. Ilva Taren shumica e shqiptareve nuk e njohin fare. Ate mund ta njohin vetem disa maniak te debateve televizive. Dhe te shpallesh nje njeri te mediave tek ne njeriu i vitit do te thote te fyesh shqiptaret te cilet nje zeri thone se mediat te parat dhe politika e dyta po shfytyrojne kombin tone, sepse se pari ç,esdukojne rinine dhe na e peshtyrosen televizionin me invazionin politik...</p>
Add new comment