Mos shkoni më tutje - paralajmëron Rama për shitjen e HEC-eve. U bë para kamerave - përgjigjet Berisha

Kreu i opozitës Edi Rama kundërshtoi mbrëmë privatizimin javën e shkuar të katër hidrocentraleve të vogla Bistrica 1 dhe 2 si dhe hidrocentrali Shkopet dhe Ulëz, duke qenë se ato ishin fitimprurëse dhe për to ishin marrë kredi për rehabilitim:
“Unë dëshiroj tua bëj të qartë ofertuesve, mos shkoni më tutje në këtë proces, ne nuk do të lejojmë që këto pasuri të grabiten për llogari të qeveritarëve që sot nuk arrijnë dot më të mbajnë shtetin në këmbë”
Por nga ana e tij kryeministri Sali Berisha u përgjigj po mbrëmë duke e cilësuar plotësisht transparent procesin për shitjen e tyre meqë ofertat janë hapur para kamerave televizive:
“Ky është një proces kryekëput transparent, ku të gjitha ofertat janë hapur para kamerave televizive. Ka një konsulent ndërkombëtar që është Koorporata Financiare Ndërkombëtare, krahu tregtar i BB-së dhe një komision vlerësues kompetent e serioz. Nëse e njeh apo jo zoti Rama procesin, nuk është e rëndësishme kjo. E rëndësishme është që zoti Rama të njohë veten e tij, por këtë ai e ka të pamundur” - citohet Berisha në të përditshmet e sotme. A.N.
Foto: Hidrocentrali i Ulzes, ne Bulqize, i cili eshte vene ne pune ne vitin 1958 (LSA)
Comments
Hiqeni kete diciture te
<p>Hiqeni kete diciture te shemtuar! C'hyn Bulqiza ketu?! Mund te thuash Burrel, ai eshte afer, por mjafton Ulza!</p>
Dicitura eshte stropio!
<p>Dicitura eshte stropio! C'lidhje ka Bulqiza me Ulzen?! E njihni zonen apo ia fusni roma per toma!</p>
Add new comment