Populli ynë e ka dramë jetën nga mëngjesi deri në darkë. Politikanët, shumë më karagjozë se unë - thotë aktori i Portokallisë

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 06:27

Spektaklet e tipit “one-man show” praktikohen nga komikë të mëdhenj si Chris Rock, Robin Williams, Eddie Murphy etj. Ka vendosur ta provojë një të tillë edhe Elvis Pupa, i njohur nga rolet në shoun e njohur të humorit televiziv, Portokalli.
I ftuar në studion e emisionit “Pasdite në Top Channel”, ish-aktori i Portokallisë u shpreh:
“Është një sfidë për mua ky lloj formati monolog, ku një aktor vetëm flet dhe tregon histori për 80 minuta radhazi. Do të ketë kritikë sociale, satirë, ironi, por thelbi është humori dhe e qeshura. Jashtë shtetit bëjnë një humor më të lehtë sepse publiku perëndimor është i gatshëm të qeshë pasi e ka në terezi. Ndërsa populli ynë e ka dramë jetën nga mëngjesi deri në darkë dhe duhet një humor më i fortë”.
Më pas aktori shton: “Politikanët janë shumë më karagjozë se unë dhe nuk mund të krahasohem me ta. Unë do të merrem me jetën sociale. Nuk dua që populli të mërzitet dhe të mendojë për gjëra negative. Dua që për 80 minuta ta shkëpus nga realiteti, unë kaq kam në dorë”. - A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.