Goditet një nga gazetarët e rinj investigativë të vendit

Postuar në 26 Dhjetor, 2012 14:13

Gazetari Habion Hasani, aktualisht gazetar i Shqiptarja.com. është dhunuar para zyrës së redaksisë së tij në Tiranë nga tre persona të panjohur. Agresorët kanë thirrur gazetarin jashtë për të diskutuar dhe pa asnjë sqarim apo paralajmërim e kanë qëlluar atë dhe janë larguar nga rruga që të çon nga Liqeni Artificial i Tiranës.

Gazetari ka denoncuar dhunën në polici, por ende nuk ka asnjë të dhënë për ndalimin e agresorëve.

Habion Hasani i përket brezit të ri të gazetarëve investigativë në Shqipëri, i cili ka publikuar shumë raporte mbi lidhjet e politikës me krimin dhe sekserët e qeverisë.

Hasani nuk ka rreziqe shëndetësore, por agresioni i tij para zyrave të redaksisë është një sinjal i hidhur i mungesës së lirisë së shtypit dhe mungesës së frikës së krimit të lidhur me pushtetin për të dhunuar gazetarët.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Mendoj se shprehem fare pa ndonje inat apo nervozitet pasi nuk jetoj ne Shqiperi, por kjo nuk do te thote se s'jam shqiptar. Dua te them se ndihem vertet i cuditur nga gjuha e bute, plot ambiguitete dhe skandalisht e moderuar e gazetareve ndaj rregjimit te kopukeve, te atij rregjimi qe as cilesori "fashist" nuk i shkon.  Gazetaret jetojne aty dhe psojne drama personale, vriten, rrihen, u digjen dhe u hiqen mjetet e komunikimit, u krijohen pengesa burokratike te pa justifikuara dhe nga ana tjeter pervec ndonjerit si Nano e Baze askush nuk thote te verteten e tmerrshme mbi reaksionin  me te zi  qe po hakmerret ndaj popullit te thjeshte. Hej, miq, Shqiperia po shqyhet edhe me zi sesa do te shqyhej nje vajze e re ne nje kope kopukesh dhe bastardesh.  Te rroje pasuria, po ku i gjete ti miliardat?  Ti Pasanik shqiptar nuk ke qene i zoti te akumulosh kapital duke pushtuar e sunduar vendet e tjera, atehere ku i gjete gjithe keto pasurira???

Submitted by juljan (not verified) on

e para e punes, mund t'a kene dhunuar jo ne statusin e gazetarit.... por si Djaloshi Habion "qofte edhe per,- pse po m'shef", i cili ne mungese te struktures rregullrespektuese te normave humane, i eshte dashur te duroje ca grushte vetegjyqesie....(qofte kjo edhe e gabur, se nuk di rrethanat)

e dyta: ne mungese te parave te thata ne qarkullim rritet tregu i spekulanteve... ne statusin e gazetarise hetimore, guximtari habion, vihet ne rolin e shkopit ne rrota, dhe nga trysnia qe ushtrohet mbi te, vjen momenti e thyhet! a nuk ju duket  nje histori e kopjuar apo e riperseritur?!

B.Brecht,- .......monstra qe e polli, akoma nuk ka vdekur!

sherim te shpejte emocionalofizik habion

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.