Unioni i Gazetarëve ndan dy çmime vjetore për gazetaret Anila Basha dhe Ina Kosturi

Unioni i Gazetareve të Shqipërisë i ka dhënë sot gazetares Anila Basha një çmim si gazetarja e vitit “për itinerarin më të vështirë”. Çmimi i dhënë nga kryetari i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa iu dha gazetares Basha për një reportazh nga Afganistani. Në këtë foto të agjensisë LSA, shihet momenti i dhënies së çmimit.
Në një njoftim të UBSH për mediat thuhet: "Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, organizoi ndarjen e 'Cmimit për barazinë Gjinore' dhe Cmimit 'Gazetarja e Itenerarit te Vitit'. Keto cmime ju dhanë përkatësisht Znj.Ina Kosturi dhe Znj.Anila Basha. Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit ‘Rivitalizimi i Kuadrit të Bashkëpunimit (KB) midis Unionit të Gazetarëve Shqiptarë dhe Shoqërisë Civile, mbi cështjet e barazisë gjinore, me fokus të vecantë në pjsëmarrjen e grave në politikë, dhunën ndaj grave dhe fuqizimin ekonomik të tyre’ që Unioni i Gazetarëve Shqiptarë po implementon me mbështetjen e UN Women në Shqipëri".
Comments
Per kete Afganistanin tone e

Per kete Afganistanin tone e kane patur me siguri, se atij aty i ka ikur vafti, dhe ne fund te fundit nuk eshte Afganistani per çfare dallohet Anila Basha.

'Unioni i

'Unioni i gazetareve"

"Itinerari me i veshtire"

"Gazetarja e itenerarit te vitit"

"Rivitalizim i kuadrit te bashkepunimit'

"Unioni i gazetareve po implementon"

Gjyshja po me pyet se c'fare fjalori duhet te hape per te kuptuar keto shprehje.

Nje gazetare shkon ne Afganistan me mbeshtetjen e NATO-s, qe do te thote qe as edhe nje gjemb nuk i bie ne kembe gazatareve qe shkojne me misione te tilla, dhe shperblehet me justifikimin se po behet dicka ne mbeshtetje te grave. Hipokrizi e pafund! Do te ishte me e ndershme qe te mos perdorej barazia gjinore dhe dhuna ndaj grave si justifikim per dhenien e cmimit ne kete rast.

Add new comment