Artan Lame, tregon me gisht një person për rrënimin e trashëgimisë kulturore, e që mbron shkatërrimin e planit të ri urbanistik...

Artan Lame, një nga aktivistët e angazhuar më së tepërmi kundër Planit urbanistik kriminal të miratuar vetëm me votat e PD në Bashkinë e Tiranës, në kolumnen e tij të përjavshme te gazeta Shqip, të titulluar “Shqipni Tavolinash” shprehet se ka shumë krime që bëhen, e që mund të kthehen mbrapsht, edhe pse me kosto. Rrugët e ndërtuara me tendera fiktivë e groshët e vjedhura nga dietat e konviktorëve, si dhe shumë të tjera, me një invesitm shtesë ose me emancipimin e shoqërisë, mund të riparohen. Por, ajo që nuk vjen më është trashëgimia kulturore. “Të lejosh të shkatërrohet një monument kulture, apo më keq akoma, të vësh firmën vetë për ta shkatërruar, është një e keqe pa kthim”
Një kolumnist që përgjithësisht nuk merret me individë, ai ka vendosur të ngrejë gishtin tek një njeri që po justifikon masakrën, drejtori i Institutit të Monumenteve, Apollon Baçe.
Shkruan Lame:
“Kur zoti Berisha vendosi të prishë Piramidën, e vetmja pengesë ligjore ishte fakti që ajo ishte vënë nën mbrojtje që në vitin 2000. Për më tepër, në vitin 2007 vetë Apolloni e kishte shpallur sërish monument kulture atë objekt, ndërsa tani, tre vjet më pas, prapë po vetë ai doli t’i hiqte statusin dhe pa pikë turpi të deklaronte se Piramida ishte objekt pa vlerë...
Ca vjet të shkuara, në Shkodër, me dijeninë e plotë të Apollonit u lejua të shkatërrohej një monument kulture, i cili më pas u zëvendësua me pallate, duke i hapur kështu rrugën shkatërrimit të një blloku të tërë të Shkodrës së vjetër. Direktori tha se objekti ishte pa vlerë. Pastaj, para dy vjetësh në hyrje të Shkodrës u zbuluan pjesë të kolektorit mesjetar të kullimit të ujërave të qytetit dhe, ndërsa ne të gjithë u shkulëm atje dhe u përpoqëm ta shpëtojmë atë zbulim unikal për të gjithë vendin, i vetmi që deklaroi se zbulimi ishte pa vlerë ishte Apolloni, duke e dënuar kështu me vdekje kolektorin dhe urën hyrëse të qytetit, të cilat u zhdukën nën thonjtë e ekskavatorëve...
Pastaj i erdhi radha shatërvanit në Lulishten e Parlamentit në Tiranë. Ndërsa u shkatërrua pa mëshirë (...) i vetmi që doli kundërrymë, ishte … e kush tjetër përveçse Apolloni. Objekti nuk ka asnjë vlerë, deklaroi.
Pastaj u erdhi radha kullave të fortinove dhe rrethimit të Pallatit të Brigadave. (...) aq shumë zhurmë bëmë sa edhe vetë Berisha u detyrua të deklarojë se rrethimi duhej çmontuar me kujdes dhe të rindërtohej identik. E tha Saliu sa për të larë gojën ndoshta, por prapë doli Apolloni kobndjellës dhe deklaroi përsëri se rrethimi ishte pa vlerë dhe nuk duhej ruajtur...
Pastaj erdhi radha e Shtëpisë së Flamurit në Korçë, e cila u shemb me një pakt të fshehtë: ju prisheni, ne s’do themi gjë. Shtëpia muze u shemb, por pakti nuk funksionoi, vetëm sepse pas rrënimit të saj u ngrit një opinion i tërë për të kërkuar rindërtimin e saj. Prapë i pari që doli në media ishte Apolloni, që deklaroi se godina ishte pa vlera arkitektonike dhe nuk ia vlente të mbahej...”
k.c.
Artikulli i plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2012/12/29/pune-te-pista/
Comments
Niveli i ujrave të zeza po

Niveli i ujrave të zeza po ngrihet çdo ditë e më tepër në Shqipëri. Kë po pret populli (sidomo populli i Tiranës) qe tja pastrojnë shtëpinë e përbashkët? Alternativat janë vetëm dy. Ose të pastrojë vetëvehten ose ti marrë ereë wc-ve te serbo-grekeve per shekuj të tëre siç i mori erë bithës se turkut për 500 vite.

O pseudodardan

O pseudodardan !

Lamja ngren nje problem real, ate te shkaterimit te monumenteve nga i njejti person, ish deshmitari i proceseve politike Apollon Baçe.

Ndersa ti e lidh me greket kur i thone sipas Shvejkut, te lidhesh fandin spathi me vajin e recinit. Duke nxjerre dufin tende islamik

ti, besoj pa dashje , sposton problemin ne vend qe te denojme e shajme Apollonin do merremi me fondamentalizem e pseudonacionalizem.

Apolloni eshte keqberes i kultures materiale dhe mbahet atje per kete, sepse i ka kaluar mosha e pensionit, eshte 72 vjeç, dhe megjithse e ka falsifikuar

datelindjen e operacionet plastike qe ka bere si pelivan politik qe eshte mund te verifikohet sepse ka mbaruar Teknikumin e Ndertimit ne vitin 1956.

Lame, kisha nje pyetje, me

Lame, kisha nje pyetje, me qene se je bere zedhendsi i vlerave qytetare; Perse udheheqesi jot politik Edi Rama, nuk beri nje plan urbanistik per Tiranen, nderkohe qe qendroi aty 12 vjet? Kjo do te ishte rruga qe ju, te perndershmit e dynjase te mos e linit Lulin e vockerr & co, te prishte Tiranes(siç po na thoni)!! Por, ku e linin Edin te miratonte plan rregullues, soji i jot e i Artan Shkrelit, qe i mbinit per çdo dite me studime pjesore per te ndertuar ne oborre shkollash e sheshet mes pallateve!!

o Lame po ka qene spiun ky o

o Lame po ka qene spiun ky o , c'a te bej tani ,c'a i thone ben,s'ka nga ia mban (DELETED)

Po, Apollon Bace ka qene

Po, Apollon Bace ka qene spiun. Kete e thone te gjithe qe kane punuar ne Institutin e Monumenteve dhe ne Institutin e Arkeologjise perpara 1991-shit. Dhe jo vetem qe ka qene spiun, pasi shume te tille edhe nuk e kane kaluar nje cak njerezor, por eshte pergjegjes per denoncime qe kane rezultuar fatale per viktimat. Demi ndaj mponumenteve eshte me i vogli qe ky monster njerezore ka bere ne vite. Zoti eshte i madh e kjo funderrine do te kete fund te keq!

ajo qe Barce po i ben

ajo qe Barce po i ben monumenteve sipas Lames eshte nje hic para asaj qe Rama (DELTED) i ka bere Tiranes si qytet. Mjafton te shetisni 1 ore ne kembe me cader hapur per ta kuptuar. Doja ta pyesja gjithashtu hulumtuesin e kultures sone modeste, Lame, nese pallati jeshil me shigjeta eshte shpallur monument kulture ende apo pritet te shpallet pas vendosjes se rendit te parajses ne Shqiperi (dmth "pasi opozite aktuale te vije ne pushtet").

Add new comment