Behari i dytë me rrip të shtrënguar! Sipas INSTAT-it, jo sipas Berishës…

Berisha mburret çdo vit se numri i njerzve që vizitojnë Shqipërinë gjatë sezonit të verës rritet në mënyrë eksponenciale krahasimisht me një vit më parë. Gjithashtu, mburret se të ardhurat e shtetasve nuk kanë të ndalur në vendin e shqipeve. Por INSTAT-i (i kontrolluar prej atij vetë) publikon shifra që i përgënjeshtrojnë tërthorazi këto mburrje të Berishës.
Në rubrikën “300 Fjalë & Numra” të revistës JAVA, Ilir Beqja analizonte sot shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT-i rreth tregtisë me pakicë. Nga grafikët e indeksit të vëllimit të tregtisë me pakicë, të publikuar nga Beqja, rezulton se gjatë muajve korrik, gusht e shtator të këtij viti, banorët e Shqipërisë dhe vizitorët e kanë ulur 6% vëllimin e blerjeve, në krahasim me sezonin e verës së vitit 2010. Ndërsa në sezonin e verës së vitit 2011 ulja ishte 6.1% në krahasim me atë të 2010-ës.
Pra, behari i dytë me rrip të shtrënguar! Sipas INSTAT-it kjo, jo sipas Berishës…
E.Zaloshnja
Add new comment