Kinë, fëmijët që nuk u bëjnë vizitë prindërve të moshuar, dënohen nga gjykata

Postuar në 29 Dhjetor, 2012 07:40

 

“Vizito prindërit! Urdhër gjykate!” Parlamenti kinez ka miratuar një shtesë ligjore që u lejon pleqve të hedhin në gjyq fëmijët nëse ata nuk i vizitojnë e nuk kujdesen për ta, njofton Associated Press.

Kinezët po përpiqen ta zgjidhin me mënyrën e tyre pasojën e rëndë të zhvillimit të vendit, që sa më shumë zhvillohet, aq mëtepër fëmijët e kanë të pamundur në kohë, distacë e mjete tëkujdesen për prindërit e moshuar. Shtesa ligjore nuk parashikon se sa shpesh duhen vizituar ‘pleqtë’ që fëmija t’i shpëtojë gjyqit.

Mediat kinezepatën raportuar këtë muaj për një gjyshe 90 vjeçare që nipi e detyronte të jetonte në tharkun e derrave prej dy vjetësh. Jeta mesatare e kinezëve është rritur nga 41 në 73 vjeç në 50 vitete e fundit, ndërsa pjesa më e madhe e familjeve kineze nuk mund të lindë më shumë se 1 fëmijë për çift, ligj i vendosur që në vitin 1979. Ja.Se.

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Kështu ishte edhe në Shqipëri, në kohën e Enver Hoxhës. Kinezët kanë mësuar shpesh herë nga shqiptaret. Por tani jemi të lirë, prindërit nuk i detyroi kush qe të na pillnin ne. Kështu në se ata nuk ndihen mirë, në të sëmës të venë.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.