Arkiv-Lajme
Rroftë ‘demokracia’ ruse (?!)
Aktori i mirënjohur francez Gerard Depardieu ka një hall të madh. Pasi presidenti i vet Francois Hollande bëri publik vendimin e rritjes së taksimit për të ardhurat mbi 1 milion euro (pjesa që do i takojë shtetit do jetë 75%), i madhi Depardieu po kërkon me ngulm një regjim fiskal ku të mund të kursejë ca të holla.
Më kopjo deri në qershor - i shkruan Rama, Berishës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama akuzoi sërish sot Kryeministrin Berisha për kopjim të programit të socialistëve. Konkretisht ishte hyrja në fuqi e projektligjit për heqjen e TVSH-së së makinerive, ai i cili solli dhe reagimin e kreut Rama në “Twitter”.“Kryeministri vazhdon kopjimin e programit tonë me heqjen e TVSH për makineritë e me sportin si urë bashkimi kombëtar. E inkurajoj të kopjojë më tej”, thotë Rama ndërsa e këshillon: “Të heqë taksën e biznesit të vogël. Të heqë akcizën e naftës bujqësore. Të pesëfishojë financimin për bujqësinë. Të akreditojë universitetet.
Në Kosovë duket se i kanë për zemër kontratat energjetike me kompani serbe
Dy kompanitë serbe të energjetikës, “Gen” dhe “Rudnap”, janë shpallur fitues të tenderit për furnizim me energji elektrike deri në muajin maj 2013, pikërisht deri në kohën kur distribucioni i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kalon në pronësi të kompanisë private turke “Çalik&Limak” - shkruan e përditshmja kosovare ZëRI.
Berisha në “botën e çudirave”?
Në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2013, Berisha deklaroi: “Viti që lamë pas, në 10 muajt e parë, rezulton të ketë pasur rritje të xhiros së përgjithshme të sipërmarrjes së vendit, 101 miliardë lekë. Të gjithë ata që deklarojnë se është ulur fuqia blerëse gabojnë. Ka rritje solide të xhiros së përgjithshme të sipërmarrjes së vendit. Rritje që përjashton identë e rënies së fuqisë blerëse.”
Sali Berisha në FB pa koment
Në mëngjes shkova në zyrë. Dita ishte e bukur, vërtet një pranverë në dimër. Hapa dritaren dhe gjatë gjithë ditës nuk u dëgjua as dhe një ciu-ciu. Pyeta këshilltaret e mi se çfarë kishte ndodhur. Më thanë se opozita po fle. Gjumë të ëmbël dhe gëzuar Vitin e Ri opozitë! – thashë me vete – veçse kur të zgjohesh nga avujt e ahengut dhe kumbarit të Vitit te Ri, mos bërtit se fajin për letargjinë e zgjatur e ka Saliu. Unë e nis ditën me leximin e gazetave, por sot në tavolinën e punës nuk gjeta asnjë syresh. Pyeta Erlën (zëdhënësen time): Ku janë gazetat?
Kush do ishte në Shqipëri në krye të kësaj liste?
Një anketë e re opinioni në SHBA tregon se kur bëhet fjalë për disa persona të famshëm, amerikanët do të dëshironin që të mos dëgjonin më në media për ta. Motrat Kardashian janë në krye të listës së personaliteteve të njohura nga të cilët amerikanët janë lodhur. 70 për qind e amerikanëve të rritur thanë se shpresojnë të dëgjojnë më pak për to gjatë vitit 2013.
Kolegji Zgjedhor merr vendimin e parë për zgjedhjet e 2013. Dhe është (siç pritej) kundër opozitës
Kolegji Zgjedhor vendosi sot që numri i Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ), (të cilit i korrespondojnë edhe qendrat e numërimit të votave për zgjedhjet e 23 qershorit) të jetë 89, nga 66 që kanë qenë më parë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk kishte mundur të merrte një vendim duke qenë se nevojitej mbështetja e 5 prej 7 anëtarëve. Socialistët e cilësuan si një shkelje të rëndë vendimin e Kolegjit pasi sipas tyre ai nuk mund të merrte një kompetencë të cilën e ka KQZ.
Drejtësi në 100 ditë
Në Nju-Delhi nisi nën masa të mëdha sigurie procesi kundër përdhunuesve të supozuar të një të reje studente. Akuza është për vrajse, përdhunim, pengmarrje dhe grabitje. Aktpadia, në të cilën paraqiten imtësisht ngjarjet e 16 dhjetorit 2012 thuhet të jetë 1.000 faqe e gjatë. Akuzua mbështetet kryesisht në dëshminë e viktimës dhe të shokut të viktimës, i cili po e shoqëronte atë për në shtëpi pak pas vajtjes në kinema në orën 21:00.
Çfarë po ndodh me Chavez?
Kardinali venezualian Jorge Urosa Savino u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të vet, që të luten për presidentin e sëmurë, Hugo Chavez. «T´i lutemi Zotit, që t`i japë forca në këto momente të vështira," tha ipeshkvi i Karakas, për të përditshmen «El Universal». Urosa njihet si kritik i Chavezi-t. Kardinali shprehu po ashtu besimin se politikanët e vendit do të veprojnë në përputhje me kushtetutën, nëse Chavez-i nuk mund të bëjë betimin si president siç është parashikuar më 10 janar.
Do ketë Shqipëria për herë të parë një zyrtar të lartë shtetëror nga aftësia e kufizuar?
Këshilli i Aftësisë së Kufizuar mbështet iniciativën e Avokatit të Popullit për të propozuar që një nga komisionerët apo numri dy i këtij institucioni të zgidhet nga radhët e tyre. Sipas Sinan Tafajt, kjo iniciativë ka vlera sociale dhe rrit shanset për personat me aftësi të kufizuara, qoftë i verbër, paraplegjik apo tetraplegjik. “Kjo nismë në mënyrë të fuqishme rrit shanset për këtë kategori, pasi është hera e parë që individët do të kenë përfaqësuesin e tyre, që do të mund të raportojë edhe në Parlament.