Sali Berisha në FB pa koment

Postuar në 04 Janar, 2013 04:18

Në mëngjes shkova në zyrë. Dita ishte e bukur, vërtet një pranverë në dimër. Hapa dritaren dhe gjatë gjithë ditës nuk u dëgjua as dhe një ciu-ciu. Pyeta këshilltaret e mi se çfarë kishte ndodhur. Më thanë se opozita po fle. Gjumë të ëmbël dhe gëzuar Vitin e Ri opozitë! – thashë me vete – veçse kur të zgjohesh nga avujt e ahengut dhe kumbarit të Vitit te Ri, mos bërtit se fajin për letargjinë e zgjatur e ka Saliu. Unë e nis ditën me leximin e gazetave, por sot në tavolinën e punës nuk gjeta asnjë syresh. Pyeta Erlën (zëdhënësen time): Ku janë gazetat? Ajo m’u përgjigj se sot nuk ka gazeta, sepse ato ende janë me pushime. Mendova se duhet të falënderojmë dy herë mediat elektronike, si për larminë dhe cilësinë e lartë të programeve të mrekullueshme artistike që ato kishin përgatitur për Vitin e Ri, për të gjitha shijet dhe moshat, ashtu edhe për kronikat serioze të lajmeve nga vendi dhe bota në edicionet e tyre, se po të ishte për gazetat do ndiheshim si në ishullin e Robinson Kruzo. Vetiu thashë me vete: Zoti i ruajtë gazetat tona nga Viti i Ri! Natyrisht, gazetarëve gëzuar!

Sali Berisha (Facebook)

 

Comments

Submitted by demokrati (not verified) on

<p>Duket qarte qe i ka tmerr gazetat. Te gjithe tipat e autokrateve perfshire edhe autokratin blegtoral Berisha do deshironin qe mediat te merreshin me shou-t Big Brother dhe me cicat e Ciljetave. Shenja te qarta te rreshqitjes. Ne fakt vetem disa gazeta kane mbetur qe e kritikojne. Shumica e gazetave jane shitur kurse televizionet jane megafona te ketij derdimeni. Per te ardhur keq :( Nje fuqi e madhe e zemres publike e vene ne duart e nje mediokri te dhunshem per ti zgjatur agonine Shqiperise se mjere ku duam te rrisim femijet tane. Ti rritesh ne boten e salinjve qe vrasin ata qe nuk u pelqen fytyra e tyre. Tmerr! Ashtu ndodh neper lagje, ashtu ndodh para kryeministrise.&nbsp;&nbsp;</p>

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Kur po pija kafen e mengjezit po degjoja dhe lajmet ne radio. Lajmi se Gjermania nuk do te depozitonte/magazinonte me lende radioaktive dhe mbetje atomike</p><p>ne gjermani po ne nje vend tjeter te europes, sec me pickoj ne shpirt dhe e lidha me viziten e ministrit te jashtem Westerwelle qe do te vizitoj Shqiperine ne Mars. Mendoni qe Tunelet e Gjermanise jane te betonuara dhe magazinimi behet me mjete te sigurta per njerezit qe punijne atydhe per fuciat radioaktive qe magazinohen aty. Ndoshta nuk ka te beje me shqiperine, po nuk e di sec kam nje parandjenje qe lenda radioaktive do te magazinohet ne Shqiperi. Mendoni nga ekspertiza e eksperteve Gjermane kane konstatuar qe ka rrjedhje dhe nuk ka siguri. Berisha ka te djerte te beje sarkazem me opoziten qe nuk eshte ne gjendje te beje as ciu ciu........</p>

Submitted by Aleks (not verified) on

<p>Po ç&#39;thua mo Zapbone, se jeni bere paranoiake! Jeni bere si Kasandrat, mjafton mos te degjoni nje pordhe qe bejne gazetat dhe ju direkt filloni e thurni imagjinaten tuaj sikur jeni zoter te botes. Pije kafen e mengjesit o Zapbon e mos pi mendjen! Ti thua qe meqe do vika ministri i jashtem gjerman ne Shqiperi atehere kjo ka lidhje me mbetjet berthamore!!!! Hajt te kripsha mendjen oreeeeeeeee!!!! S&#39;e ke idene fare se si i ben Gjermania depozitimin e mbetjeve berthamore, s&#39;e ke idene fare, por ben dhe si kompetent! Na lodhet koken o te uruar te semureeeeeeee!!!!!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.