Kush do ishte në Shqipëri në krye të kësaj liste?

Një anketë e re opinioni në SHBA tregon se kur bëhet fjalë për disa persona të famshëm, amerikanët do të dëshironin që të mos dëgjonin më në media për ta. Motrat Kardashian janë në krye të listës së personaliteteve të njohura nga të cilët amerikanët janë lodhur. 70 për qind e amerikanëve të rritur thanë se shpresojnë të dëgjojnë më pak për to gjatë vitit 2013.
Në vend të dytë të anketës, në të cilën morën pjesë mbi dy mijë të rritur, është aktorja Lindsi Lohan. 68 për qind e amerikanëve ndihen të ngopur nga prezenca e saj në publik dhe nuk duan të dëgjojnë më për të gjatë 2013-s.
Më pas vjen 6-vjeçarja Alana, e njohuir si 'Honey Boo Boo' dhe nëna e saj, June Shannon. Dy të tretat e të anketuarve thonë se nuk duan të dëgjojnë më për to. Personalitete të tjera në këtë listë janë këngëtari i njohur adoloshent Justin Beiber, këngëtari i muzikës R&B, Chris Brown dhe aktorja e filmit Twilight, Kristen Stewart.
Ideja e hartimit të listës së personaliteteve "tepër të ekspozuar" ishte e korporatës Zebra Pen. Në listë është edhe manjati i pasurive imobiliare, Donald Trump, i cili vazhdimisht vuri në pikëpyetje nëse Presidenti Barack Obama ka lindur në Shtetet e Bashkuara, kërkesë kjo e domosdoshme për një president. Më shumë se 50 për qind e amerikanëve të pyetur dhe me arsim të lartë thanë se do të donin që vitin e ardhshëm të dëgjonin më pak prej tij.
Comments
TELEVIZORI !!!Me mire ta
<p>TELEVIZORI !!!<br />Me mire ta hedhim nga ballkoni sesa te hidhemi vet.</p>
Add new comment