Berisha në “botën e çudirave”?

Në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2013, Berisha deklaroi: “Viti që lamë pas, në 10 muajt e parë, rezulton të ketë pasur rritje të xhiros së përgjithshme të sipërmarrjes së vendit, 101 miliardë lekë. Të gjithë ata që deklarojnë se është ulur fuqia blerëse gabojnë. Ka rritje solide të xhiros së përgjithshme të sipërmarrjes së vendit. Rritje që përjashton identë e rënies së fuqisë blerëse.”
Për cilin vend e ka fjalën Berisha, për Shqipërinë? Sipas INSTAT-it dhe Bankës së Shqipërisë, ka patur një rënie të konsumit dhe investimeve në 9 muajt e parë të vitit 2012, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2011.
Mos janë gabim këto institucione? Apo mos i ka vënë nën kontroll të fshehtë opozita dhe ato i errësojnë me dashakeqësi arritjet e ekonomisë tonë? Apo mos Berisha, si Liza, jeton në “botën e çudirave?
E.Zaloshnja
Comments
Jeton ne boten e cmendurise
<p>Jeton ne boten e cmendurise dhe te shkallimit, se te jetonte ne boten e cudirave do fliste me pak budallalleqe se c'thote dite pas dite.</p>
Cudia me e madhe nuk eshte
<p>Cudia me e madhe nuk eshte cfare thote Berisha, por fakti qe akoma njerez qe e degjojne ate.</p>
Add new comment