2013-a, vit interesant për Astronominë (më saktë, për të gjithë)

Postuar në 02 Janar, 2013 06:53

2013 është një vit interesant për Astronominë: dy asteroidë dhe dy kometa do të vizitojnë Tokën. Asteroidi Apophis (një objekt famëkeq i cili mban emrin e perëndisë egjiptiane të errësirës) do t'i ofrohet Tokës më 10 janar 2013. Astronomët do të ndjekin me kujdes me teleskopë optikë lëvizjet e masës 300 metra. Rreth 3 muaj më pas Apophis do afrohet edhe më shumë. Ditën e premte, më 13 prill 2029, Apophis do të ndodhet në distancë 30 mijë kilometra nga sipërfaqja e Tokës (më afër se satelitët për vëzhgimin e motit dhe satelitët e komunikacionit). Shtatë vjet më vonë, Apophis do jetë aq afër sa mund të përplaset me Tokën (shanset janë 1 me 100 mijë). Shkencëtarët janë nervozë, të paktën deri në janar, kur vëzhgimet e radarëve do tregojnë me saktësi lëvizjet e Apophis.
Një tjetër asteroid (quhet 2012 DA14 dhe ka përmasa më t vogla se Apophis) do t'i afrohet Tokës deri në 24 mijë kilometra në mes të shkurtit 2013. Njerëzit e apasionuar pas astronomisë, mund të ndjekin me dylbi më 15 shkurt.
Përplasja e një asteroidi të tipit Apophis me tokën, do ishte fatale. NASA dhe Organizata Evropiane e Studimeve në Hapësirë ESA kanë njoftuar se do të bashkëpunojnë më 2013 për ngritjen e sistemeve të vëzhgimit, që të dallojnë në hapësirë objektet e rrezikshme dhe të planifikojnë misionet e mundshme të mbrojtjes. Në muajin shkurt, Komisioni i Kombeve të Bashkuara do të thotë nëse njerëzimi është i kërcënuar nga rreziqe konkrete.
Edhe dy kometa nga thellësia e sistemit diellor do të vijnë në drejtim të Tokës pikërisht gjatë 2013-s. Kometa Panstarrs më 10 mars 2013 do t'i afrohet Tokës sonë më afër se Mërkuri, planetit më të afërt nga të tetë planetet. Sipas llogaritjeve kometa mund të shihet me sy dhe do të ketë një bisht të dukshëm. Një kometë e dytë (quhet ISON) mund të jetë në fund të 2013-s, edhe më mbresëlënëse. Ky trup i ngurtë do të duket më 28.11.2013 në një distancë dy milionë kilometra nga Dielli. Shoqërohet nga sasi të mëdha akulli dhe pluhuri. Sipas parashikimeve Kometa do të shihet si një objekt i ndriçueshëm krah Diellit, në ditë me diell. (A.N.)

 

Në foto: Imazh i konceptuar nga studiuesit e NASA se si mund të përplaset një asteroid me Tokën

Comments

Submitted by artur (not verified) on

<p>Po amani ore, ç&#39;jane keto parashikime kasandrike.na lini te tretim kaposhin! :)</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.