Edhe gjermanët gabojnë

Në moshën 88-vjeçare George Herbert Walker Bush, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara (1989-1993) po lufton për jetë a vdekje në spitalin e Hustoni-t për shkak të një polmoniti kronik.
Në të tilla raste mediat e mbarë botës mbajnë gati në sirtar nekrologjinë e personazhit publik me qëllimin që, kur momenti fatal të mbërrijë, të mos kapen në befasi. Rreziku më (tragji)komik do ishte publikimi i lamtumirës së fundit kur personi të mos jetë larguar ende nga kjo botë.
Gjëra që ndodhin, do mendonte lexuesi, sidomos për mediat e vogla dhe më pak eksperte. Por publikimi i lajmit të vdekjes të George H.W. Bush kur ish-presidenti është akoma gjallë vjen nga prestigjiozja "Der Spiegel".
Redaktori i faqes on-line e javores gjermane ka shtypur butonin e gabuar duke mos lexuar as fjalinë e parë të artikullit: "të botohet vetëm pasi të jetë konsultuar kryeredaktori". Dhe artikulli-obituar pwr Bushin wshtw publikuar nw faqen online, pwr t'u hequr mw pas qindra telefonatave tw mbwrritura nw redaksi.
Orët e fundit Bushi plak doli nga terapia intensive dhe po jep shenja përmirësimi (për inat të gjermanëve që donin ta varrosnin para kohe) (E.X.)
Comments
si ju me zevendesimin me ë te
<p>si ju me zevendesimin me ë te w...</p>
po une e dija te vdekur kete!
<p>po une e dija te vdekur kete!</p>
Add new comment