“Do kishim fituar po të mos kishim gënjyer”

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 09:17

"Në kazino ku treten paratë" – është titulli i një shkrimi me autor Mitro Cela, të cilin e lexova te peshkupauje.com. Autori flet për kazinotë dhe tregon një eksperiencë personale në një hotel (me kazino) në Porto Karas  pranë detit Marmara. Shkrimi ka edhe një anekdotë, që tregohet për ata që preferojnë kazinotë, por që vlen për të portretizuar ata që gënjejnë… veten. Shkruan autori:

"Foli zonjëza ime: “Nuk del me humbje kazinoja?!”. Pa marrë përgjigje shtoi: “Ne në kazino do të hamë?”. Në vend që ta sqaroja se në kazino nuk shkohet për të ngrenë, por për të luajtur dhe tretur paratë, i tregova një barcaletë. Para ruletit dy mesoburra. Mbajnë fishat e fundit në dorë. Dilemë: Ku t’i vendosin fishat? Një nga burrat pyeti: “Sa herë në javë bën seks me gruan?”. “Pesë herë”. “Unë një më pak”. Pasi i mblodhën numrat, vendosën 9-n. Zari qëndroi te zeroja…. “Do kishim fituar po të mos kishim gënjyer”, thanë të dy me një gojë…"

Për ata që nuk e dinë, binesmenët shqiptarë janë thuajse të gjithë të dhënë pas kazinosë. Ka përjashtime, por ndërkohë të gjesh një ose disa biznesmenë shqiptarë në kazinotë e tipit që përshkruhet në artikull nuk është një pamje e rrallë. Shkruan autori: "Në kazino kanë tretur pasurinë ish-ministra, ish-deputetë. Më shumë “isha”, por edhe biznesmenë të ditëve tona… U futa në sallë. Një biznesmen po bënte shamatë. I kërkonte llogari menaxherit të kazinosë: Pse më dhe 20 mijë euro borxh për të luajtur? Në fillim m’u duk sherr abstrakt… Më vonë mësova të vërtetën. Kazinoja ka edhe një huq. Për lojtarët VIP-pa jep para borxh. Pa interes, sepse lojtarët në 99 për qind të rasteve, paratë i humbasin në kazino. Biznesmeni nga Tirana, kur ishte me adrenalinë, kërkoi dhe mori borxh. Kur i ra  adrenalina, i erdhën mendtë, por siç thotë populli, tashmë nuk ia hanin as qentë!…" (a.th.)

 

Shkrimi i plotë:

http://www.peshkupauje.com/2012/12/ne-kazino-ku-treten-parate

Karikatura nga Medi Belortaja

Comments

Submitted by Besnik (not verified) on

<p>Na thoni disa politikane/njerez te shquar shqiptare qe lozin neper kazino qe ta dime cilet nga ato e ka kalu matematiken me mik.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.