Sa të besueshme janë mediat shqiptare - sipas Nanos, Çilit, Ballës dhe Markut

Postuar në 27 Dhjetor, 2012 17:11

E përditshmja MAPO ka botuar një forum në të cilin janë pyetur mbi situatën në media, Mustafa Nano, Henri Çili, Sokol Balla  dhe Mark Marku. Një nga pyetjet për 4 të ftuarit e MAPO-s ka qenë: “Si e gjykoni kredibilitetin e medias sonë sot? Sa e besueshme është media jonë?”. Dhe përgjigjet janë si më poshtë:

Mustafa Nano: Personalisht, nuk kam një mendim të mirë për mass-media-n tonë. Në thelb, si televizionet, ashtu dhe gazetat, bartin të njëjtin problem, për të cilin fola më sipër: nuk merren me shqetësimet reale të vendit. Ka televizione që japin informacion live 24 orë non stop, por pjesa më e madhe e këtij informacioni buron nga pallatet dhe korridoret e politikës. Gazetarët e kamerat, edhe kur shkojnë në terren, shkojnë për të ndjekur e raportuar takimet e natyrës politike. Në mos, për të raportuar ndonjë lajm të kronikës së zezë. Dhe kështu, lajmet janë të natyrës politiko-mortore. Kjo është arsyeja që nuk i ndjek kurrë lajmet në TV. I ndjek në gazeta, një ditë më pas. Logjika e informimit është ajo, por gazeta është nga natyra më pak agresive.

Henri Çili: Për mua është e besueshme në kuptimin që tërësia e konfrontimit të informacionit ose opinioneve është e tillë që publiku nuk mund të nxjerrë një rezultat përafërsisht më afër të vërtetës së tij. Ajo që është e re, është strukturimi i mediave në një logjikë të re, ku në përmbajtje dhe në  axhendën e saj interferojnë shumë më tepër aktorë se sa më parë, që lidhen me pronësinë, influencën politike, ekonomike, intelektuale apo të mendimit në krahasim me atë redaksinë klasike të 10 apo 15 viteve më parë e cila mendonte vetë në një farë mënyre, e prodhonte vetë realitetin.

Sokol Balla: Pasuri logosh, por varfëri temash. Të gjithë bëjnë edicione lajmesh, se mendojnë që bëhen të rëndësishëm duke shpenzuar pak para, por gabojnë. Edhe lajmet janë kthyer në tribuna bosh: ai tha, ju thatë… Por askush nuk thotë: unë them… Njerëzit sot marrin lajmet, por nuk i kuptojnë ato. Në 99 për qind të rasteve, pyetja “pse”, mbetet pa përgjigje.

Mark Marku: Zakonisht thuhet se mediat janë pasqyrë e shoqërisë së cilës i përkasin. Në këtë kuptim mediat shqiptare reflektojnë të gjitha arritjet dhe problematikën e shoqërisë shqiptare. Nisur nga ajo që lexojmë në media dhe ekrane mund të them së pari, se ne informohemi nëpërmjet mediave shqiptare dhe së dyti, se cilësia e këtij informacioni nuk i përmbush pritshmëritë tona për sa i përket besueshmërisë.

Karikatura nga Medi Belortaja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Vetëm Çilin mos na e sillni ketu.
Eshte nje problem I madh besueshmerie dhe standardi per te tjeret e madje fyerje per ta kur vihen ne te njejtin panel me Çilin (apo Zhejin, A. hoxhen, Fevziun etc..)
Dikush mund te thote qe Henrit nuk mund ti hiqet e drejta e fjales dhe opinionit te tij , por kur mendon idiotesirat dhe injorancen e thelle prej shejtan budallai qe ky qafir dallkauk leshon ne eter dhe median e shkruar ne keto 10 - 15 vite si dhe Motivimin e qelbur te ketyre ndyresirave ne sherbim te cdo bastardi te rradhes!!!

Submitted by Dardan (not verified) on

Dicka per vertetesine e lendes qe transmetone media e shkruar dhe vizive deshiroj te shpreh por kerkoj falje per menyren vulgare te paraqitjes se idese qe me eshte krijuar nga keto media.  Ne se do te merrnim femren ose mashkullin me te bukur, apo persanalitetin me te larte ne cdo fushe te kultures, artit apo shkences dhe do ta fotografonim, filmonim apo flisnim vetem per momentin e nxjerrjes se jashtqitjes se tij prej vendit te vet, cdo njeriu do ti krijohej pershtypja negative per kete njeri. Po keshtu edhe ne se do ta benim ate punen e medias vetem per syrin e bukur te nje prostituti politik do te na krijohej pershtypja pozitive per kete njeri te felliqur. Realiteti ka pafund gjyra, drit-hije, te mira e te keqija, njeriu ka nje mori te pafund veprimesh qe mund te jene shumica pozitive ose negative ose te mefshta ose pa vlere etj etj etj

Ne rast se media shiptare paragjykon se kete apo ate pune do ta bej keshtua apo ashtu qe te dale e mire apo e keqe apo edhe e perzjere, ne kohen e sotme jane te gjitha mjetet per ti mbushur mendjen mases per qellimin qe ti kerkon te rrenjosesh per ta manipuluar ate dhe pasi kalon koha ta kesh si nje prove "autentike" ate qe ke paraqitur ne shkrime apo filmime. Eshte e qarte se ne media duhet dhe ka art e mjeshteri. Kur i hedh syte nga media shqiptare sheh se si kamera edhe tastiera jane te mberthyera nga duar te papastra.  Le te kujtojme kete arte te mashtrimit dhe me mjeshteri te hipokriteve dhe servileve qe nga koha e lojes me planet e mitingjeve "madheshtore" berishiane kur grupe te vegjel njerzish jo vetem qe shiheshin ne mitingjet qe nga Tropoja deri ne Saarande por edhe te shumfishoheshin dhe me e felliqura ishte  vendosja e planeve te kameres ne menyre qe te mos tregoje te verteten mbi ate fare "madheshtie" popullore.

Nje tjeter gje mjafte e rende per mendimin tim eshte edhe gjoja distancimi i spikerve dhe shkrueseve nga theniet e kundershtareve politike ku bien shumen ne sy artificialiteti i paanshmerise duke perdorur frazat stereotipe "sipas tij" . Vertet fraza te tilla perdoren por je edhe kur flitete per te verteta universale. Lajmet duhet te jene unike dhe jo te futen "qendrimet" e folesve, te zedhenesve apo te redaktoreve. Edhe pose shumica e spikerve dhe gazetareve jane ne dijeni te polote te zhvillimve shqiptare gjate shekullit te pavarsise, kur vjen puna tek gjysem shekulli i socializmit te gjithe shtermberojne te vertetat duke folur per nje periudhe qe nuk ka te beje me shqiptaret per me disa aliene qe erdhen dhe na prishen jeten e bukur e terci e verci. Ne se gazetari nuk ka giximin per te thene te vertetat historike, ai nuk eshte me nje gazetar per nje kalemxhi ne sherbim te atij qe e paguan dhe gjithmone ngelet nje hipokrit i ndyre dhe qe ja nxine jeten dhe e streson popullin e vet.

Submitted by Bard (not verified) on

Sokol Balla ra ne nivelin e mediokritetit dhe per nje moment mori rolin e troubadour-it kur ftoi ne studio Ramen me te shoqen(me rastin e marteses me duket), duke i dhene pompozitet nje ngjarje qe s'kishte pike rendesie per publikun, dhe duke dhene nje shembull se si nuk duhet te jete nje media serioze.  Kronike te tille roze dhe sherbim me te mire gazetarise kitsch si sherbetore te politikes, nuk mund t'i behej. Ndoshta eshte e pashmangshme per mbijetesen e nje media si Top Channel, qe gazetare qe pergjithesisht kane treguar klas ne profesionin e tyre si Sokol Balla, te bien ne batakun e sherbimit ndaj politikes, per kete arsye, komenti i Balles duhet te ishte ne pozicionin e bashkefajtorit per mjerimin ne te cilin gjendet media sot, dhe jo ne rolin e atij qe sheh nga lart-poshte.

Submitted by Andi (not verified) on

Eshte, me te vertete, interesante te veresh qe,ndersa qeverisja e sotme konsiderohet si regjimi i Berishes(deri diku ,mbase ,me te drejte),nuk kemi nje perqendrim te medias nen kontrollin e qeverise,perkundrazi, opozita ka mbeshtjetjen e po aq mediave sa edhe mazhoranca... .Kjo si shpjegohet?! Sepse,nese kemi te bejme me nje regjim,kemi te bejme me nje paradoks te papare ndonjehere!

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

Eshte krijuar ideja se... çILI  MUND TE KUPTOHET ...EDHE PA U PERKTHYER ?!!!

Submitted by blendi ...ziu (not verified) on

"Eshte krijuar ideja" se... QE  TE  KUPTOHET ajo qe thote  çILI... NUK KA NEVOJE PER INTERPRET ?!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.