Njeriu i vitit

Postuar në 24 Dhjetor, 2012 03:48

Revista “Time” e shpalli presidentin amerikan Obama “Njeriu i vitit” për 2012-ën, pas një viti të trazuar në politikën amerikane. Obama u rizgjodh në zgjedhjet e nëntorit, pas një fushate të ashpër me kandidatin republikan, Mitt Romney.

Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone, Presidenti pati pak kohë për ta shijuar triumfin. Ai shumë shpejt u përfshi në negociata të komplikuara me republikanët në Kongres, për të shmangur “katastrofën fiskale”. (është një kombinim i rritjes së madhe të taksave dhe shkurtimeve buxhetore që në SHBA hyjnë në fuqi në janar, nëse Kongresi dhe Presidenti nuk arrijnë një marrëveshje për planin e pakësimit të deficitit buxhetor).

Pas 4 vjetësh fushatë kundër Presidentit, a është ky rasti që edhe republikanët të fillojnë nga e para?  Thomas Mann është analist në Institutin Brookings, thotë për VOA: “Në realitet, nuk është diçka e thjeshtë për republikanët që të qëndrojnë në opozitë gjatë të gjithë mandatit të Presidentit Obama. Nëse ata do të shihen nga njerëzit si pengesa për të bërë diçka, për zgjidhjen e problemeve të vendit, atëhere kjo do të thotë se ata në fakt do të jenë duke shkruar çertifikatën e tyre të vdekjes.” A.N.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.