Sa fitojnë konkretisht? 2.9 milionë lekë në ditë

Postuar në 24 Dhjetor, 2012 05:38

Sa fitojnë realisht nga rrogat, qiratë dhe aktivitete të tjera fëmijët e kryeministrit të Shqipërisë? Në kakofoninë e zërave që krijohet rëndom pas çdo denoncimi në Shqipëri, është e vështirë që qytetari të përqëndrohet. Megjithatë, me pak fjalë ajo që po ndodh është kjo: Prej disa ditësh, opozita me gojën e deputetit Taulant Balla po “lexon” deklaratat e pasurisë së Berishës dhe fëmijëve të tij. Veçanërisht këto të fundit janë mbresëlënëse. Në një vit të vetëm, të dy bashkë, Argita dhe Shkëlzeni kanë fituar 1 miliard e 34 milionë lekë. Nëse këto fitime të deklaruara do të pjesëtoheshin me ditët e vitit (madje duke konsideruar që punojnë edhe të shtunë-të dielë), rezulton se dy fëmijët e kryeministrit të Shqipërisë fitojnë 2.9 milionë lekë në ditë, një shifër kjo që (mënjanë retorika politike) është sensacionale për Shqipërinë.

Vetë fëmijët e kryeministrit Berisha dhe bashkëshorti i Argita Malltezit, Jamarbër Malltezi në një deklaratë shpërndarë për mediat thonë se “të ardhurat tona janë të gjitha nga burime të ligjshme dhe të deklaruara në organet përkatëse. Sa më sipër vërtetohet lehtësisht nga deklarimet vjetore të pasurisë në ILDKP, institucion i cili hetoi dhe konstatoi vërtetësinë e deklarimit tonë të pasurisë ndër vite, por dhe deklarimet pranë organeve tatimore mbi të ardhurat personale vjetore. I kujtojmë zotit Balla, - thuhet në deklaratën e tyre, - se të ardhurat tona janë në dritë të diellit; ndryshe nga shefi i zotit Balla, i cili pasi betonoi Tiranën me miliona metër katrorë ndërtim dhe u akuzua publikisht nga ndërtuesit se u kish kërkuar miliona euro në shkëmbim të lejeve të ndërtimit, deklaron si kursime jete 3 mijë euro dhe se jeton 6 muaj te shokët e 6 muaj tek mami meqë është i pastrehë”. Më pas, vijnë fjalitë e pritshme me paralajmërime për… gjyq. (A.N.)

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Është pak të thuash që kryeministri duhet t’i janë përgjigje opinionit publik për këto shifra. Dhe duhet të kemi parasysh që Shqipëria ka një kryeministër që i jep vetes të drejtë të merret me çdo vogëlsi, detaj apo jetë private të gjithkujt që është në opozitë me të. E ka dyfish detyrimin dhe pritshmërinë të flasë për këto shuma marramendëse që fitojnë fëmijët e tij.

Submitted by Anim (not verified) on

Pikerisht kjo duhet te jete zgjedhja per shqiptaret - duan ende te kene ne krye te vendit individe primitive e kafsheror, femijet e familjaret e tyre nuk kane marre- turp e ndergjegje kur deklarojne se fitikuan 3 mije dollare ne dite  me pune te rendomta apo ca me keq pasuri me burim te dyshimte, mafioz e korruptiv, nderkohe qe me shume se 80% e shqiptareve jetojne (ose te paktendeklarojne) me pak se kaq te ardhura  ne vit.

Paturpesia e ketyre krijesave orientale e qesharake eshte e ngjashme me ate te Marie Antoinette dhe thenien e saj lidhur me Brioche apo kek/torte per popullaten e urritur te Parisit dhe Frances ne 1792  -  me dallimin (JO JUSTIFIKIMIN) qe Marie vinte te pakten nga familja  mbreterore Austriake kurse shemtira e Bishes vjen nga malet e Vicidolit dhe ka per paraardhes zorretharet  zgjebarak e injorant qe na pollen Bishen.

Por mos te harrojne keta vemje te ndyra fatin e Marie Antoinette dhe bashkeshorit i saj Louis i XVI, mbret i frances qe vetem pak muaj pas thenies se saj te famshme perfundoi ne gijotine.

Uroj fort dhe shpresoj qe keta maskarenj dhe klani i tyre  te perfundojne prapa hekurave per jete dhe qe pasuria tu sekuestrohet dhe kthehet popullit shqiptar ashtu sic keta ndyresira ja kane grabitur ne keto 20 vjet.

Submitted by Bard (not verified) on

Si nuk ngopen or vlla, gjithe keto leke te deklaruara, imagjino sa jane te padeklaruara, e prape vjedhin e s'te lene as te flasesh, dhe nese proteston te japin edhe ndonje plumb ose te shkaktojne ndonje aksident vdekjeprures! C'fytyra te ushujta njerezish te peshtire!

Submitted by Endri (not verified) on

Ndonese nuk jane pak para nje gje eshte e sigurte ..... Me mire para te deklaruar qe mund te kontrollohen dhe tatohen se para te zeza qe fitohen pa burim dhe mund te perdoren oer cdo gje. Me mire keta se Rama qe nuk i deklaron fare apo Fideli qe thote se i kane dhuruar 4 apartamente me vlere 1 mln dollare

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.