HEC-et, në rastin më të keq, blerësi do t'i nxjerrë fitimet brenda 5 vitesh, në rastin më të mirë, brenda 2 vitesh

Privatizimet e mundshme të hidrocentraleve tona, do të jenë shitjet e fundit të qeverisë shqiptare, që mund të fusin disa të ardhura në buxhetin e shtetit për vitin 2013, për ta shpëtuar nga kolapsi dhe rritja e borxhit publik, por do të jenë shitja më e lirë dhe një fitim i lehtë për ato që do i blejnë këto HEC-e. Katër hidrocentralet, Bistrica 1 dhe 2, Ulza dhe Shkopeti prodhojne 546 mijë MW/h në vit. Çmimi aktual i shitjes së energjisë është 6 deri në 10 cent për kWh ose 60 deri në 100 euro për MW/h. Blerësi do të fitojë 27.3 deri në 54.6 milionë euro në vit. Qeveria shqiptare po i shet këto katër hidrocentrale për 110 milionë euro në total. Në rastin më të keq, blerësi do t'i nxjerrë fitimet brenda 5 vitesh, në rastin më të mirë, brenda dy vitesh – raporton e përditshmja DITA.
Sipas të dhënave zyrtare, katër hidrocentralet e nxjerra në shitje prodhojnë së bashku 350-450 milionë kilovat orë në vit. Çmimi me të cilin qeveria e detyron KESH të blejë energji nga hidrocentralet private është rreth 6-10 cent për kilovat/orë, që do të thotë se të ardhurat e katër hidrocentraleve shkojnë minimalisht 25-27 milionë euro në vit. Sipas ekspertëve, me këto të ardhura, vlera e blerjes së hidrocentraleve rikuperohet brenda 5 viteve, kjo dhe për një arsye tjetër. Shkopeti dhe dy hidrocentralet e Bistricës janë vepra që vitet e fundit kanë marrë investime të mëdha nga fondet e buxhetit dhe ndihmave nga qeveria gjermane.
Raporton DITA: “Kjo do të thotë se nuk kanë nevojë për investime të reja, por do të kenë një fitim të garantuar. Së fundi, biznesi i hidrocentraleve në vetvete është specifik, pasi menaxhimi i tyre është thellësisht teknik, ndaj dhe kalimi i tyre te privatët nuk sjell përmirësime të mëdha në menaxhim, eficencë apo ulje korrupsioni, siç mund të ishte rasti i një ndërmarrje tjetër publike” - Ne.Su.
Comments
Nuk matet ashtu jo. Mos
<p>Nuk matet ashtu jo. Mos disinformoni publikun. Ato jane xhiro dhe jo fitime. Ktu eshte problemi jone se nuk kemi medja profesionale por thjesh krahe mediatike te partive qe vlersojne me shume ekstremizimin e gjithckaje ne vend te se vertetes.</p><p>Kthimi i investimit per investitoret do ishte ne rastin me te mire 5 vjet, dhe ne rastin me te keq 10 vjet. Gjithsesi kjo tregon qe jane shitur shume lire. Veprat energjitike ne bote mesatarisht e kan kthimin e investimit 20 vjet. Fatkeqsisht miqte e Berishes qe do i blejne keto hidrocentrale, nuk presin dot aq gjate.</p>
Add new comment