Çfarë ka pas arrestimit në Serbi të Mishkoviçit, njeriut më të pasur në Ballkan?

Postuar në 23 Dhjetor, 2012 08:13

 

“Mishko në pranga” është titulli i një shkrimi nga Agim Popoci në numrin e fundit të Revistës Klan, nga dje në kjoskë. Bëhet fjalë për një speciale mbi njeriun më të pasur të Serbisë, e ndoshta të Ballkanit, njeriun që bleu rrjetin Euromax në Shqipëri,  me një pasuri që i vlerësohet diçka te 3 miliardë Euro. Mirosllav Mishkoviç, bashkë me të birin Marko, përfunduan në  burg  para 10 ditësh, ndërsa presioni për këtë duket se vjen nga BE që ka ndër mend me sa duket të nisë një pranverë arabe antikorrupsion në Ballkan. Pas Kroacisë, BE i ka kërkuar qeverisë serbe të hetojë privatizimet e kontestuara, dhe pas disa muajsh hetim, prangat knaë rënë mbi Mishkon. Ai akuzohet për 24 privatizimie të dyshimta të pasurive publike në epokën pas-jugosllave. Popoci jep një histori të detajuar të ngritjes e të rënies së Mishkos, deri tek hetuesia, ku thuhet të ketë thënë:

“Isha i mirë kur kam dhënë para. Të gjithëve u kam dhënë para.“

“Kujt i keni dhënë para kështu?” e pyet hetuesi.

“Do ta them kur të vijë koha” është përgjigja e Mishkos që i ka bërë të dridhen shumë politikanë në Serbi. Liberaldemokratët në Parlamentin serb kanë propozuar hetim parlamentar, pasi janë më e pakta 20 deputetë të “blerë” nga Mishko aty brenda, ndër ta edhe Aleksandër Vuçiç e Tomisllav Nikoliç.

Pasuria e tij është skanuar në detaje, me transaksione në Bosnjë, Kroaci, Mal të Zi e Maqedoni (por s’ka informacion për aktivitetin e tij në Shqipëri.

Mishkoviç, është simbol i gjërave të këqia në Serbi, ka thënë ish-zv/Ministri i Punëve të Brendhsme të Serbisë, Preleviç.

K.C.

Comments

Submitted by Hithri (not verified) on

<p>He he se kemi dhe ne ketu nje qerre si ky. Jam kurioze to di se cfare i shkon ndermend ketyre te toneve qe kane bere para njesoj si ky dritshkurteri kur lexojne se qeveria serbe e kapi &quot;lepurin&quot; me qerre. Po kjo e jona si do e kapi &quot;lepurin&quot; tone?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.