Shënim: Kukësi apo Berati?

Diskutimet rreth mandateve parlamentare që do të ketë qarku i Kukësit dhe i Beratit kanë qenë në vëmendje të opinionit publik ditët e fundit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme për popullsinë e regjistruar në gjendjen civile, i bie që qarku i Kukësit të ketë 4 mandate (aq sa kishte në 2009-ën) dhe qarku i Beratit të ketë 7 mandate (një më pak se sa kishte në 2009-ën). PS-ja pretendon se popullsia është rritur në mënyrë artificiale në qarkun e Kukësit, krahasimisht me atë të Beratit, në mënyrë që një mandat që i shkon Tiranës, të mos i hiqet Kukësit, por t’i hiqet Beratit. Ndërsa Mnistri i Brendshëm thotë se burrat e Kukësit kanë qenë më “punëtorë” se ata të Beratit… (http://respublica.al/artikuj/2012/12/18/burrat-e-kukesit-me-... )
Por si mund të ndikojë shërndarja e mandateve parlamentare të qarqeve në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?
Me rezultatet e 2009-ës, edhe po t’i hiqet një mandat Kukësit, edhe po t’i hiqet Beratit, shpërndarja e mandateve për koalicionet do të ishte po njësoj: 68-68-4, përkatësisht për koalicionin e udhëhequr nga Berisha, Rama e Meta. Por problemi është se koalicioni i Ramës ishte vetëm 500 vota larg marrjes së mandatit të 8-të në Berat dhe plot 7500 vota larg marrjes së mandatit të 4-të në Kukës. Pra, në qoftë se Beratit nuk i hiqet mandati i 8-të, dhe i hiqet Kukësit mandati i 4-të, koalicioni i Ramës ka shanse shumë më të mëdha për t’i marrë koalicionit të Berishës një mandat ekstra.
E.Zaloshnja
Foto: Ministri i Brendshem Noka gjatë një konflikti me kolegë deputetë të Kukësit në oborrin e Kuvendit (LSA)
Comments
Berati te mos pjelle per 100
<p>Berati te mos pjelle per 100 vjet dhe Kukesi te"mbjelle grure dy here ne vit" dhe prape nuk barazohen dot ne popullsi.Vetem teoria e Flamurit mund ta rrezoje.</p>
Komenti i mesiperim i RP
<p>Komenti i mesiperim i RP eshte injorance enciklopedike..ndryshimi do te thote vetem qe qarku i beratit nuk ka me shume se dyfishi i qarkut te kukesit</p>
Qenke per hekura
<p>Qenke per hekura</p><p> </p>
Add new comment