Nëse jo patriot, çfarë ishte Enver Hoxha?

Postuar në 17 Dhjetor, 2012 08:45

E nëse jo patriot, çfarë qe Enver Hoxha? - ngre pyetjen në edtorialin e tij të sotëm në të përditshmen SHQIP. Andrea Stefani. E thotë që në fillim që po ritrajton këtë temë sepse "reagimet e shumta për artikullin “Enver Hoxha patriot?! Një lajthitje e Rexhep Qoses”, detyrojnë shprehjen më eksplicite të opinionit se çfarë qe Enveri".

Shkruan Stefani: "...Dihet që ishte diktator, një kryeshtetar, një “burrë shteti”, pa i dhënë këtij termi asnjë konotacion lavdërues, një “statesman” që do të ketë vendin e tij në histori, dritëhijet e qeverisjes së tij, por kurrsesi lavdinë e një patrioti. Ndoshta do të ketë nesër edhe ndonjë monument a muze për të. Një monument që mund të ngrihet, sepse ishte diktator pra, për të njëjtin shkak që ia rrëzuan. Një monument piketë historike që të na kujtojë nënshtrimin. Një muze që t’u rrëfejë brezave se si ishte një diktator, se sa epidemike ishte idhujtaria për të, sa gjithëpërfshirëse ishin ovacionet dhe nënshtrimi i shqiptarëve, sa total ishte kulti i tij dhe verbëria e turmave si bazament “popullor” i këtij kulti dhe që i dha i diktaturës që u themelua mbi këtë kult, bazamentin e totalitetit. Që të tregojë se diktatori di të buzëqeshë me dashuri, të puthë fëmijë, të japë e të marrë lule, t’ia bëjë me dorë, madje të ulet gju më gju me popullin që e shtyp, të flasë me dashuri për Atdheun dhe lirinë tij duke shtypur lirinë e Atdheut. Që të tregojë se fytyra, fasada e diktaturës nuk është kurrë koka me gjarpërinj e Meduzës, por ajo e “humanizmit”, e “patriotizmit”, e “lirisë” dhe “demokracisë”".

Shton Stefani për Saliun e sotëm: "...Autokratët e sotëm si Sali Berisha, shembin monumentet dhe zhdukin imazhet e diktaturës jo vetëm si shfryrje të destruktivitetit që i karakterizon, jo vetëm për t’u shitur si antikomunistë, por edhe me atë qëllim që Enver Hoxha nuk lejonte publikimin e “Main Kampfit” pra, që shqiptarët e vjetër të harrojnë dhe ata më të rinj mos të zbulojnë ngjashmëritë e të keqes që ka ndodhur me atë që po ndodh në Shqipëri, ngjashmëritë e “demokracisë” me diktaturën komuniste".

Në fund shkruan edhe dy fjalë për Rexhep Qosen: "E respektoj si akademik, por edhe për sinqeritetin e të shprehurit mbi zhvillimet negative në shtetin e Shqipërisë, gjë që nuk e bëjnë mjaft intelektualë të Tiranës që kanë më shumë detyrim ta bëjnë, por kanë zgjedhur ose të heshtin ose të përfitojnë nga pushteti i radhës. Kjo s’më pengon që në ndonjë rrafsh, si ky për Enver Hoxhën, të mos jem dakord me të. Ka pasur reagime që pretendojnë se një gazetar si unë, nuk duhet t’i kundërvihet një gjiganti si Rexhep Qosja. Këto janë mendësi vulgare kultngritëse që poshtërojnë lirinë e kritikës dhe të të shprehurit dhe që jam i bindur, se vetë akademiku Qose nuk i miraton..." - A.N.

Stefani i plotë:

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=248035

Comments

Submitted by pilo (not verified) on

patetik...!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Stefani po Prifti popoull është po çështë

Submitted by Pirro (not verified) on

SUPER PATETIK! Nese nuk ka qene patriot E. Hoxha, atehere kush na paska qene i tille?

Kam pershtypjes se ketij pseudo-gazetari narcizist i ka hipur mendja mbi floke.

Submitted by U.S.A (not verified) on

Kam pershtypjen se ketij pseudo-gazetari narcizist i ka hipur mendja mbi floke.

IDEM.

Submitted by RP (not verified) on

Andrea,Peron i Argjentines mund te afrohet me EH.Nuk eshte e thene qe te jesh patriot dhe automatikisht zhvillon vendin,rrit ekonomine,kenaq njerezit;mund te jesh patriot dhe ti frenosh keto dhe prape te vjen koha te te nderrojne,sigurisht nese nuk ke aq force te ruash pushtetin me te gjitha menyrat.Te gjitha historite me pushtet perfundojne afersisht njesoj.Skenderbeu psh ishte nje feudal,qe ne kohen e tij kerkoi te konsolidonte principaten e tij,por ne e duam legjende patriotike,aq sa edhe Noli bente verejtje per mitizimin e panevojshem.Jam kureshtar per gjykimin tuaj ndaj Qemal Stafes,sikur ai ti mbijetonte atentatit dhe te behej byroist,une mendoj se as me shume e as me pak do ishte nje Ramiz konformist edhe ai.Pra EH ishte patriot,por  ky patriotizem absolut na kushtoi shume ne kurriz te lirise;pra dmth duhet te kerkojme persona me pak patriote per te drejtuar,qe te jemi diçka me te lire.Ia kalofsh mire!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.