"Nuk duhet..." apo "Nuk beson se..." në një citim të Mark Markut për nacionalizmin alla-Berishë

"Ky patriotizëm spontan dhe i mrekullueshëm që miliona shqiptarë shfaqën në këto kremtime do të mund të instrumentalizohej politikisht duke u shndërruar në zell partiak. Për më tepër do të ishte krim nëse kjo atdhedashuri e natyrshme dhe e shëndetshme do të shndërrohej në një çmenduri nacionaliste. Forca politike dhe individë të papërgjegjshëm po kërkojnë ta bëjnë një gjë të tillë, por PD nuk besoj se do t’i bashkohet skotës së sharlatanëve ambulantë të nacionalizmit..."
Fraza është marrë nga një intervistë e deputetit të PD botuar sot në të përditshmen Panorama. Ka një mospërputhje në fakt mes titullit që lexohet në faqen të parë të Panoramës dhe frazës si është thënë nga vetë Marku. Në titull lexohet: "Mark Marku: PD të mos i bashkohet skotës së sharlatanëve të nacionalizmit". Vetë Marku në brendësi citohet të ketë thënë: "PD nuk besoj se do t’i bashkohet skotës së sharlatanëve ambulantë të nacionalizmit..." (që në fakt e ka bërë tashmë) - Re.Pu.
Comments
Të shikoni kur ky intelektual
<p>Të shikoni kur ky intelektual i pa pamë të dali dhe të thojë jo nuk e thashë kashtu por e thashë kështu</p>
Marku eshte mendje e
<p>Marku eshte mendje e ndritur!</p><p>Ai po rreket te sqaroje nese ka vendosur presje ne ligjerate apo jo :)</p>
Add new comment