Arvizu denoncon valën nacionaliste në Tiranë; Edi Rama e përshëndet

SHBA-të kanë vonuar, por nuk kanë munguar, ta thonë të tyren lidhur me tonet nacionaliste të dëgjuara gjatë javëve të fundit në Tiranë. Ka qenë ambasadori amerikan, Alexander Arvizu që ka folur: “SHBA-të kanë vënë re rritje të pavend në retorikën nacionaliste në vend, veçanërisht në javën e festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë dhe më pas…. Kohët e fundit aktorë të ndryshëm politikë kanë tentuar të përdorin etnicitetin për qëllime të ndryshme politike. Tensionet etnike, nëse [shpërthejnë], janë të pamundura për t’u kontrolluar, [prandaj] personat të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Ka vijuar pak më tej, pa përmendur kryeministrin, e duke pickuar partinë AK: “Kjo duket si e vogël, por frenon marrëdhëniet, frenon bashkëpunimin. Thirrja nga AK për referendumin për bashkimin mes Kosovës e Shqipërisë minon përparimin për paqe e stabilitet rajonal. Theksoj se SHBA-të nuk mbështesin ndryshimin e kufijve në rajon. Çdo përpjekje për ta bërë këtë është destabilizuese.”
Edi Rama është i pari politikan që e ka përshëndetur këtë qëndrim: “Mesazhi i ambasadorit të SHBA-ve për përçartjet nacionaliste është këmbanë alarmi! Bashkimi Kombëtar s’vjen nga rrugët e vjetra të mllefit destruktiv. Fantazmat e nacionalizmit turbofolk të së shkuarës s’kanë më vend në rajonin tone. Ta bëjmë Bashkimin Kombëtar përmes rrugës së re të Europës. Shqiptarët janë sot të lirë falë mbështetjes amerikane e mirëkuptimit europian. Kurrë s’mund t’i cënojmë këto me politika të vjetra rrënuese.”
Re.Pu.
Comments
AK thote se me perpara na

AK thote se me perpara na thone te bashkohemi me serbe, greke, rumune etj, por askush nuk na thote pse mos te bashkohemi shqiptare me shqiptare?!

Dua te bej nje saktesim para se te shpreh opinionin tim: Ideja e bashkimit te Shqiptareve ne rrugen evropiane do te thote:

nuk do bashkohemi thjesht me serbet, greket, rumunet, etj, por do bashkohemi me serbe, greke, rumune qe jane me standarte, dmth jane kualifikuar permes kushteve te vendosura nga bashkimi evropian, sepse ky standart percakton po ashtu shtetin e se drejtes dhe prosperitetin dhe per ne shqitaret. Kjo bashkim eshte nje mundesi potenciale, nje realitet qe realizohet NQS gjerat shkojne mire ne pikepamjen politiko-ekonomike. Por a ndodh gjithnje keshtu ne histori? Eshte i qendrueshem ky bashkim evropian ne kushte te veshtira, ne kushte krize?

Une nuk besoj se ky bashkim shtetesh evropiane me varesi nga Brukseli, eshte i qendrueshem ne periudha te veshtira. Mendoj se ideja e bashkimit kombetar eshte gjithsesi me e qendrueshmja ne kohe, me kushtin qe kurre mos te braktiset beteja evropiane e arritjes se standarteve te shtetit te se drejtes.

Keto jane dy kembet ku duhet te mbeshtetet politika shqiptare. Secila prej tyre, e vecuar, nuk na con kerkund.

Bashkimi thua ti do ishte i

Bashkimi thua ti do ishte i mire ne kohe krize? Sipas llogjikes tuaj, atehere vendet duhet te ndahen ne kohera te mira, e bolleku.

Bashkimi me Kosoven nuk eshte aspak gje e mire. Dihet kakarteri i shqiptarit, dallimet krahinore, kulturore, fetare. Bashkimi do ishte edhe fundi per shqiptaret e mire, ata qe e duan me vepra, jo sa per te thene. Kosovareve ua kemi pare fytyren ne Shqiperi. Trafikante femrash, droge, e fanatike te talebaneve.

Te lutem, hapni syte.

E shkruan si minorithar apo

E shkruan si minorithar apo si shqiptar dhe meqe jemi ne teme, nga te kemi i nderuari "avokat" i Greqise?

O Dritan, po pse or burri

O Dritan, po pse or burri dheut mendon ne kete menyre, po pse sipas teje bashkimi me kosoven do te ishte e gabuar apo sepse sipas teje kemi karakter te ndryshem neve shqiptaret. Dallimet edhe mund te ekzistojne por ne dallime kemi edhe brenda kufijve tane, si pershembull une mund te them ty rrote k....i por kjo sdo te thote se ne duhet te jemi te ndare.Ti mund ta marresh per fyerje por dikush tjeter mund te me jape te drejte dhe ne ne keto dallime edhe mund te gabojme por ngelemi keta qe jemi, jeta jetohet ne kolektiv edhe me ata qe e duan bashkimin edhe me ata rrote ka...i si puna jote.

Nuk thashe qe bashkimi i

Nuk thashe qe bashkimi i shqiptareve eshte i mire ne kohe krize, thashe qe bashkimet nuk funksionojne ne kohe krize dhe si shembull per kete permenda Bashkimin Evropian.

Perderisa evropianet mund te mbyllen paksa ne kohe krize, shqiptaret jane me keq (ndaj bashkohem me mendimin tend ne kete pike).

Po theksoj se bashkimi mes shqiptareve nuk kuptohet pa krijimin e standarteve evropiane shtet formuese si ne Shqiperi por dhe ne Kosove. Por nuk mund te harrojme interesat tona kombetare, qe do na fuqizojne ne nivel kombetar, pikerisht ne kohen qe Bashkimi evropian do bjere nga takati.

Eshte ironike qe me permend Kosoven qe ka bazen me te madhe ushtarake amerikane ne Ballkanin perendimor, nderkohe qe ne Kosove kalon 92 e trafikut te heroines per ne Evrope. Nuk besoj se i ke harruar deklarimet zyrtare, te bera me shume se nje here, nga rrjete te fuqishme bankare ne perendim, se parate e pista i shpetuan nga kriza?

Ju lutem - a perben lajm

Ju lutem - a perben lajm fakti qe Rama pershendet nje deeklarate te nje ambasadori- qofte ky edhe i SHBA. Rama sdi gje tjeter vetem te bej twitter... si Kishoti me mullinjte me ere dhe Rama lufton me twitter....

Pse cfare te keqe ka te

Pse cfare te keqe ka te thuash qe mbeshtes nje lajm apo jo???

Pse te shqeteson Twiter i Rames, eshte nje tjeter menyre per ty shprehur pervec tv, gazetave etj etj etj.

Rama ka humbur pike ne favor

Rama ka humbur pike ne favor te Aleances Kuq e Zi. Nje lider i zgjuar nuk duhet te pronuncohej ne keto raste, sepse fundi i fundit foli ambasadori amerikan, jo Perendia vete! Te qenit vasale ndaj diplomateve te shteteve me te fuqishme te akredituar ne Tirane, eshte provincializem qe aktualisht ndodh thuajse me te gjithe politiken shqiptare.

Nacionalizmi shqiptar nuk eshte destabilizues, eshte i moderuar edhe i drejte! Ne fund te fundit asnjera nga forcat politike shqiptare te ngyrosura Kuq e Zi, qofte edhe vete AK-ja, nuk flet per pretendime territoriale ne dem te ndonje fqinji jugor, perendimor apo verior, asnjera s'kerkon rishikim kufijsh, por vetem drejtesi! Drejtesi me Greqine ultranacionaliste te partise fashiste Arqidhja e Tharte(ky shtet po qe eshte ekstremist), duke kerkuar pronat dhe pasurite e grabitura çameve, te drejten e te mesuarit ne gjuhen amtare per te pakten 2 milione shqiptare autoktone atje, te drejten e heqjes se Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga duart shoviniste greke si dhe mbajtjen larg nga kthetrat greke te tokes dhe detit shqiptar duke mos e lejuar ate shtet ekstremist te fuse hundet ne punet e brendshme te Republikes se Shqiperise.

Ne rastin e Kosoves per çlirimin e se ciles kontributi amerikan rezultoi fondamental, e duan thjesht shtet te pavarur te perçkenduar nga Eulekset e BE-se? Ne rregull, por nese e ashtuquajtura Demokraci parashikon qe eshte shumica ajo qe vendos per fatin e vet, nuk mund te aplikohen dy standarte te ndryshme ne kete kontinent! Kosova ka qene krahine e Shqiperise dhe si e tille, heret a vone do te bashkohet me shtetin meme! Mbase kjo do te ndodhe me bisedime, pas kushedi sa vitesh kohe, por ky eshte nje proces qe nuk pengohet dot nga askush. Precedenti ballkanik ekziston dhe quhet "Republika Srpska", me kryeqytet Banja Luken. Levizja me e vogel ne drejtim te pavaresise ne kete te ashtuquajtur republike e ne Beograd, do te ndezte reaksionin zinxhir dhe s'do te kishte shume hapesire per te llapur ndaj "nacionalizmit shqiptar"!

Nese te gjitha keto kerkesa te drejta quhen abuzivisht ekstremizem nacionalist shqiptar, atehere ambasadori amerikan duhet te kete rrjedhur ca si shume dhe bashke me te edhe Rama!

Add new comment