Përplasja në Census e Aleancës Kuqezi me Omonian: 400 mijë me 4 mijë

Postuar në 13 Dhjetor, 2012 17:23

Para se të zhvillohej Censusi, dy organizata, Aleanca Kuqezi dhe Omonia bënë thirrje për bojkotim të pyetjes mbi etninë (AK-ja nuk ishte kthyer ne parti politike atëherë).

AK-ja dukej se motivohej nga frika se disa shqiptarë, për arsye ekonomike apo nga trysnia shtetërore, do të deklaroheshin të etnisë greke. Madje AK-ja dorzoi dhe një peticion të firmosur nga 20 mijë vetë për ta ndryshuar ligjin e Censusit.

Ndërsa Omonia bëri thirrje për bojkot të pyetjes mbi etninë, pasi në ligjin për Censusin u vunë sanksione ndaj të anketuarve që do të jepnin përgjigje të rreme.

Publikimi i të dhënave të Censusit sot na dha edhe një tablo të përafërt (theksojme të përafërt) të betejës së AK-së me Omonian në lidhje me bojkotin për pyetjen rreth etnisë.

Sipas Censusit, rreth 400 mijë shtetas shqiptarë që kanë shqipen si gjuhë të nënës, refuzuan t’i përgjigjen pyetjes për etninë. Nga ana tjetër vetëm 4 mijë shtetas shqiptarë që kanë greqishten si gjuhë të nënës, refuzuan t’i përgjigjen kësaj pyetje. Si AK-ja edhe Omonia pretendojnë se këto shifra janë më të mëdha në realitet, por INSTAT-i kaq ka deklaruar…
E.Zaloshnja

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

Kjo foto eshte shume e bukur ,_-Lorik dukesh shume bukur aty me pashaporten shqiptare --Dhe mos haro Lorik ....po u martove duhet ta marresh nusen  shqiptare

Ca eshte kjo pune , ju merni te huaja _Igli Tare u martua me te huaj, edhe ty ta kam friken .....

Submitted by filan fisteku (not verified) on

Sipas kesaj i bie qe 400mije njerez jane simpatizante te AK....ose te idese se saj per bojkot! Uau. Goxha domethenese. (Edhe mamaja ime....kur i erdhen ne dere i zboi fare ata te rregjistrimit) Kurse thirrjes se PBDNJ ju bind vetem 1/6 e minoritetit.... Se te themi te drejten minoritare me origjine greke te vertete jane 20-30mije (te vendosur ne jug sidomos Dropull....fshatare greke pa toka, qe u shperngulen ne trojet tona per te punuar tokat e pronareve shqiptare).....Himariotet jane malesore veriu me origjine. Kete e dine te gjithe! ......me vjen keq vetem me BEKTASHINJTE (shqiptaret me te MIRE)....qe dolen 2% ?!?!?!.... Jane te pakten 20% (Vlora, Laberia, Tepelena, Gjirokastra, Permeti dhe shume territore ne jug).......por pyetja ne census: Musliman SUNIT!?!?! i ka ngaterruar njerezit

Submitted by Andreas (not verified) on

Omonia nuk beri thirrje per bojkot te pyetjes mbi etnine, po per bojkot total te çensusit, bojkot qe minoriteti e perqafoi pothuajse totalisht, po Zaloshnja si gjithnje i vendos parametrat ne input ne baze te asaj qe kerkon te nxjerre ne output.

Submitted by respublica (not verified) on

ne kete shenim theksohet se behet fjale vetem per shifrat qe ka publikuar instati. se sa mund ta kene bojkotuar fare censusin dhe te cfare etnie jane ata nuk dihet. edhe ak-ja pretendon se kane qene me shume shqiptatre ne realitet qe i jane pergjigjur thirrjes se saj.

Submitted by Andreas (not verified) on

Zaloshnja pretendon se Omonia ka bere thirrje per te mos u pergjigjur pyetjes mbi etnine, duke i projektuar keshtu automatikisht pjestaret e minoritetit tek ajo pjese qe nuk i jane pergjigjur vetem kesaj pyetje. Me kete percaktim kerkon te dedukoje dy genjeshtra. E para qe qenkan 99% me gjuhe shqiptare. Dhe e dyta qe eshte dhe politikisht e gabuar, qe Omonia nuk kerkoi bojkot total po vetem te pyetjes mbi etnine. Ky eshte qendrim i AK dhe jo i Omonias. Pastaj po do ta kuptosh Muço ok, ne te kundert prape ok!

Submitted by f d (not verified) on

Ata shtetas shqiptare qe, sipas AK, do te deklaronin etni greke nuk kane marre pjese ne census pasi jane te emigruar ne Greqi, dhe sipas Ligjit nuk regjistrohen ata qe nuk jane banore efektiv 12 muajt e fundit.

Minoritare greke banore efektiv ne Shqiperi, pergjithesisht, jane te moshuarit, pasi shumica e atyre ne gjendje pune kane emigruar sigurisht ne Greqi.

Censusi, mesa duket nga cka raportohet, s'qenka per 'konsum te brendshem'...

Submitted by Aulin (not verified) on

400 000 jane shume per nje popullsi 3 000 000 banoresh. Per mua kane bere nje pune fiktive te ngarkuarit se llogaria nuk del gjithsesi.

Tahir, lluku babushta.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.