Meksi: Volfarth? Ai që i bën reklamë birrës?

Në një intervistë “vibrante” për Adrian Thanon te Dita, Aleksandër Meksi bën një analizë të autokracisë shqiptare, dhe flet se në Perëndim nuk ka “darka të gabuara ose të drejta”. Partitë duhen çliruar nga autokracia sa më parë!
I pyetur për modelin e partive shqiptare:
Mjaftojnë të kujtojmë shprehjen e Majakovskit kur thoshte se “kur themi Lenini nënkuptojmë partinë dhe kur themi partia nënkuptojmë Leninin”. Ja tani po debatohet ti shpallim listat tani apo më vonë… Listat shpallen për t’i thënë ndonjërit në parti mos fol se ne e kemi mbyllur këtë muhabet. Rezultati do të jetë katastrofik, se i tregon popullit që nuk kanë ndërmend të ndryshojne. Për sa kohë vendos një njeri, është autoritarizëm, është autokraci. Nuk ka rëndësi nëse autokracia është me një person apo me 10 apo 15 veta si ai.
I pyetur për deklaratën e Ambasadorit të OSBE në Tiranë, Volfarth që thotë se kjo fushatë që po vjen do të jetë e egër:
Kush, Volfarth, ai që i bën reklamë birrës? Mbase unë nuk e kuptojë sepse siç kam thënë dhe herë të tjera nuk flas osëbe-isht. Ai dhe të tjerët si ai duhet të jenë të paanshëm e të drejtë, dhe t’u tregojnë shqiptarëve se çfarë është zgjidhje e veprim demokratik dhe jo ti lënë të bëjnë çfarë duan apo ju intereson.
I pyetur për Sali Berishën, nëse humbet me votë, a mendon se do të lërë paqësisht pushtetin:
Besoj se po.
Përgjigja e fundit, është lajm i madh, duke pasur parasysh se ai është një nga njerëzit që e njeh më mirë Berishën. ja.se.
Intervista e plotë:
http://gazetadita.al/aleksander-meksi-kush-eshte-volfarthi-ai-qe-i-ben-reklame-birres/
Comments
Por problemi eshte se Berisha
<p>Por problemi eshte se Berisha nuk humb kurre as me vote dhe as ndryshe. Ai do beje te 99-tat qe te mbese ne pushtet. Ai e dogji Shqiperine me 1997 per kot dhe jo sot qe ka vrare ne Gerdec dhe ne Bulevard. Ai e di se ç'e pret po ra nga fiku. Me falni: nga kali. Se keshtu e kupton ai pushtetin. Shpellari blegtorale.</p>
Add new comment