Një pushtim, që zgjat 450 vjet, nuk është më pushtim - thotë historiani gjerman për shqiptarët dhe shton diçka për Enver Hoxhën

Postuar në 11 Dhjetor, 2012 04:20

Historiani gjerman, Peter Bartl u nderua në Tiranë me çmimin "Medalja e Mirënjohjes" nga Presidenti i Shqipërisë. Në mungesë të prof. Bartl-it medaljen e mori në dorëzim nga kryetari i shtetit, kolegu i tij, shefi i katedrës së albanologjisë në Mynih, Bardhyl Demiraj, për t'ia dorëzuar të dekoruarit në një ceremoni në universitetin e Mynihut. Bartl, për dhjetëra vite me rradhë ka bërë hulumtime e studime historike për Shqipërinë, mes të cilave, së fundi "Albania Sacra" për të cilin thotë: "Kam qenë shumë gjatë në arkivin e Vatikanit në Romë dhe prej aty vjen punimi me dokumentat arkivore kishtare, që përmbajnë shumë edhe mbi historinë jo vetëm kishtare, por edhe laike të shqiptarëve..". Në një intervistë dhënë radios DW në Gjermani, Bartl pyetet ndër të tjera për rishikimet e historisë shqiptare:
Profesor, a mendoni se historiografia shqiptare ka nevojë sot për të kompensuar, apo për të përmirësuar diçka?
Bartl: Për shembull sundimi turk paraqitej gjatë sundimit komunist, ashtu si edhe më përpara, si koha më e errët e Shqipërisë, gjë që nuk është krejt e drejtë dhe po punohet për ta korigjuar.
Po ai ishte një pushtim.. I padëshiruar...
Bartl: Një pushtim, që zgjat 450 vjet, nuk është më pushtim. Shqiptarët ishin pjesë përbërëse e perandorisë osmane. Ata kishin edhe pjesën e tyre në historinë osmane. Ky përfaqësim ishte i madh në proporcion me numrin e popullatës shqiptare. Më shumë se 30 vezirë të mëdhenj ishin me origjinë shqiptare. Dhe në kronikat osmane shpesh ndesh në ankesa, për arsye se këto vezirë të medhenj mbështesnin bashkëatdhetarët e tyre. Pastaj shqiptarët kanë qenë të përfaqësuar shumë në ushtrinë osmane. Ata kanë luajtur pa dyshim një rol dhe sipas mendimit tim është e gabuar që këto 450 vjet të fshihen nga historia e Shqipërisë dhe të bëhet, sikur shqiptarët s'kanë bërë asgjë tjetër, veçse të shkundnin nga vetja sundimin turk. Kjo ka qenë kështu vetëm pjesërisht.
Çfarë mbetet të bëhet? Në ç'fazë të historisë do të ishte urgjentisht e nevojshme të përqendroheshin studimet historiografike tani?
Bartl: Ajo që mbetet për të bërë, dhe që është e vështirë, është zbardhja e periudhës pas Luftës së dytë Botërore. Këtu është biografia e Enver Hoxhës, pastaj hartimi i politikës së brendshme shqiptare dhe i politikës së jashtme, e cila ka qenë shumë e lëvizshme. Kalimi nga dominanca jugosllave, tek ajo ruse dhe pastaj kineze dhe pastaj izolimi absolut. Këto janë të gjitha procese, të pastudjuara ende, për shkak të materialeve arkivore shqiptare (dosjet e sigurimit janë akoma të mbyllura). Nuk e di, nëse është pjekur koha, nëse duhet pritur edhe një brez, por për mendimin tim do të ishte e domosdoshme. Është shumë e vështirë që ta marrësh në dorë materalin arkivor të asaj kohe të sundimit komunist. - A.N.

Intervista e plotë tekst:
http://gazetadita.al/bartl-ne-shqiperi-e-pazbardhur-periudha...

Comments

Submitted by Dardan (not verified) on

Qenka e veshtir per ty te marresh ne dore dokumente arkivale te kohes se komunizmit?  As te kam lexuar dhe as do te deshiroja te te lexoja por kurioziteti me shtyn shume qe te shoh se si e verteton ti ate qe 450 vite pushtimi nuk quhen pushtim dhe a ke shkruar ne librin tend per 218 kryengritje te pergjithshme dhe te pjesshme te shqiptareve kunder Sundimit te tyre qe ti e quan legjetim per shkak te moshes.  E konsideroj te tupshme dhenien e nje medaljeje nje njeriu si puna jote qe tenton te permbyse te vertetat historike te mbrujtura me gjak me maja heshtash dhe maja shpatash. Dhe ju, pjesa me qesharake e luajtur nga Servantesi, kerkoni te mbertheni boten (ose edhe vetem boten shqiptare) ne majen e lapsit.    (Boten prapa desh ta kthente/ dhe ne ushte ta mberthente). Edhe ti nje profesor me kulture erdhe te rrembesh nje cope buke nga dora e thare e shqiptareve nepermjet politikaneve shqiptare qe jargaviten dhe hidhen majmunerisht nga gezimi perpara brockullave te tua kavalareske. Turp qe je gjerman!

Submitted by Baku (not verified) on

Edhe gjate rajhut III kemi qene te perfaqesuar mire ushtarakisht : Divisioni SS Skanderbeg!

A mos eshte profesori i Sefqet Krasniqit ky?

Submitted by hapi (not verified) on

Nuk e keni idene se sa me merzit mendimi i ketij historianit gjerman, por duhet me thene se ka te drejte qe ne nuk e trajtojme sic duhet historine edhe gjate kohes se perandorise Osmane. Do te isha shume me i lumtur sikur te kishte qene vetem nje lufte e gjate por ja qe ka qene me e nderlikuar historia, ka patur ulje e ngritje.

Rilindjes shqiptare se fund shekullit te 19-te i duhej nje apo disa armiq te medhenj qe te rrisnin vetedijen kombetare shqiptare dhe te krijonin shtetin shqiptar e te bashkonin kombin. Por sot kombi shqiptar eshte i bashkuar dhe shteti shqiptar ekziston dhe nuk ka ndonje armik jetik te shqiptareve sot per sot.

Do te na duhej ti shikonim gjerat me ne detaj.

Submitted by Lani (not verified) on

Ju muni te qitni shkelma, por Shqiptaret nji dit kan me u emancipu si gjermania etj., nuk kam me jetu ma me mite dhe hasem, por kan me u ba prej nji foshnje e idhnume ne nji njeri te kompletun. Aja kohe ma me arthe, kur njerzi si "Dardani" dhe "Baku" kan me kane njerzi te kohes se kalume. Shpresoj se ka me arthe dita, kur shqiptaret nuk kan me kane aq qesharak me nationalizmin dhe fanatizmin e tyne, por kan me hec rruges se drejt pa nevoj per manipulime ne vetveten.

Submitted by Taleri (not verified) on

Nese nuk ishte pushtim atehere i bie qe me 28 nentor 1912 Plaku mjekerbardhe i Vlore te mos kete shpallur Pavaresine por fundin e bashkepunimit me osmanet. Prof. Bartl kam frike se edhe me ju mosha e ka bere te veten.

Submitted by gjergj (not verified) on

Nje pushtim, eshte nje pushtim pavaresisht nga koha qe zgjat.

Kur vendi yt sundohet nga i huaji si mund ta quash? Sa i perket integrimit ne perandorine turke, u integruan vetem ata qe u bene si pushtuesi me fe e me zakone, por pjesa tjeter e shqiptareve, afro gjysma qe qendruan ne besen e te pareve, jane ndjere gjithnje te pushtuar e pa te drejta te plota. Gjithnje. Ky i dashur gjerman quhet pushtim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.