Dita e Rinisë, numri i shqiptarëve në Facebook, arritje e madhe e Shqipërisë!

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 09:06

Në Ditën e Rinisë, Berisha ka folur edhe për Facebookun, sigurisht, meritë e qeverisjes së tij: “Para dy vjetësh po shihja statistikat e Facebook-ut dhe shoh aty  1 milion e 30 e ca mijë shqiptare në facebook. Konstatoj se renditeshim para 17 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në përdorimin e facebook-ut”

Pasi u foli për Reganin dhe Holokaustin, dhe mbi të gjtiha mbi Zotin, ai nuk mungoi të thotë edhe se:

“...Zgjedhjet erdhën. E patë vetë si doli. Me 142 mijë vota më pak. Bëri çdo gjë. Mobilizoi milionerë dhe miliarderë për të imponuar mos numërimin e votave. Harrojeni u thashë unë. Nuk mund të ndodhë kurrë që vota të mos numërohet në këtë vend. Votat u numëruan para pesë kamerave. Nuk kundërshtoi dot qoftë dhe një votë të vetme. Qytetarët e Tiranës i thanë “"Goodbye". Zotëria pas këtij leksioni të merituar doli dhe tha se nuk do të bllokojë më dhe se do të votojë çdo reformë që nevojitet për integrimin.”

Momenti i sinqertë duket sidomos te pjesa e kujtimeve mbi zgjedhket, ku thotë “Harrojeni u thashë unë”. Me siguri, duhet ta ketë thënë. K.C.

Comments

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Facebook eshte arritje e qeverise se tij, madje Facebook-un e ka shpikur ky vete. &nbsp;Aman kush na qeveris ne 2012!!!!!!!</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

Jo vetem dashuria virtuale qe te rinjte bejne ne facebook eshte merite e qeverise, por edhe ajo qe behet ne hotele e motele.
Ndersa krimet e rruges dhe vrasjet, korrupsioni e gjakmarrja...eshte faji i Edi Rames, Topit, Spahiut...
Po pjerdhin te rinjte se kush eshte ne pushtet kur kalojne kohen ne internet. Po keshtu edhe Edi Rama ne twiter...

Submitted by drini (not verified) on

<p>1 milion e 30 e ca mije ne fb? pjesa me e madhe kane nga 4-5 profile njeherazi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.