Tezat e Berishës? S’ia vlen të merresh me to, thotë Bakalli; Shqiptarët janë më në fund të lirë, thotë Meta

Postuar në 08 Dhjetor, 2012 12:37

Berisha ka folur për shtetësi për 10 milionë shqiptarë, ka folur për albanofobi, ka thënë se kjo albanofobi duhet të marrë fund, ka thënë se bashkimi kombëtar është kredoja jonë, etj, etj. Dhe me këtë ka mbjellë shqetësim gjithandej. Por Gilman Bakalli e ironizon dhe e injoron këtë shqetësim në shkrimin e vet të publikuar në Mapo, në rubrikën e përjavshme ‘Agora’. E për ta bërë këtë, i sjell lexuesit nje dialog të marrë nga libri ‘Njeriu pa cilësi’, i shkrimtarit Robert Musil. Ja ç’thotë ai (Bakalli): “Çfarë do të bënit sikur t’jua jepnin pushtetin?” Kjo është pyetja që Diotima i bën Ulrich-ut, heroit kryesor të romanit ‘Njeriu pa cilësi’ të shkrimtarit austriak Robert Musil. Dhe përgjigja e tij është: ‘Nuk do më mbetej gjë tjetër, veçse ta zhbëja realitetin!’ Dialogu mes Diotimës dhe Ulrich-ut mbyllet, kur Diotima, pasi e ka pyetur bashkëbiseduesin se si kishte ndërmend ta fillonte zhbërjen e realitetit, ky ia kthen: ‘Nuk e di. Në fakt nuk e di as se çfarë dua të them me këtë’!”

Tezave të Berishës u kundërvihet dhe Gjergj Meta, në të njëjtën rubrikë, por e bën këtë nëpërmjet nënvizimit të tezave të veta: “Jam për kufijtë ndërkombëtarisht të njohur në bazë të marrëveshjeve tashmë të sanksionuara. Për pjesën tjetër besoj te fqinjësia e mirë dhe liria e njerëzve për të lëvizur, për të ruajtur traditat dhe besimin e tyre. Unë nuk dua dhe nuk mendoj një Shqipëri të Madhe, pasi Shqipëria më mjafton kaq sa është. Ajo që dua është të shoh shqiptarët të lirë kudo që janë. Të kenë mundësi të jetojnë si qytetarë të lirë, të mos diskriminohen pse janë shqiptarë, të flasin gjuhën e të jetojnë zakonet e tyre të mira, të duan Zotin dhe të afërmin.”

Shkrimin e plotë të Gilman Bakallit mund ta gjeni në linkun http://www.mapo.al/2012/12/08/nuk-eshte-nacionalizem-por-zhb..., ndërsa atë të Gjergj Metës në linkun http://www.mapo.al/2012/12/08/nje-atdhe-per-dhe-me-kombet-e-tjera/

Re.Pu.

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Mire do te ishte te behej me teper kujdes me titujt lidhur me perdorimin e disa mbiemrave: kur shkruani Meta dhe Nano shumekujt i shkon mendja tek Ilir Meta dhe Fatos Nano. Natyrisht qe edhe Gjergj Meta dhe Mustafa Nano nuk jane te panjohur per publikun, por duke vene ne titull vetem mbiemrat e tyre krijohet konfuzion.</p>

Submitted by f d (not verified) on

<p>&quot;Sperma&#39;&#39; e Berishes po hidhet ne toke djerre per nacionalitetin, pasi nuk po ngjit ne vezoren &#39; e madhe&#39;; ndaj eshte nje lloj si ta quajme &#39;masturbim&#39; para zgjedhjeve...Zakon i joni po jo i tradites...&#39;Jepi, jepi,...sa te te mbaje ...gazepi...vetem ruaj veten se mosha bene te veten...Masturbou kryeminister ne nje shoqeri masturbatoresh...Jepi, jepi...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.