Min Jashtme Greke: "Çështja çame nuk ekziston!" A do kundërpërgjigjet Kryeministri që "çështja çame, ekziston!"?

Ministria e Jashtme greke nuk resht së lëshuari deklarata për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe çështjet territoriale. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Delavekuras, është shprehur sot se çështja çame nuk ekziston, raporton portali www.gazetadita.al.
“Çështja çame nuk ekziston. Kushdo që mendon se ka ndonjë problem, le t’i adresohet drejtësisë greke”, ka thënë Delavekuras. Madje më tej, ai thekson se sa më sipër u është bërë e ditur edhe autoriteteve shqiptare nga vetë ministri i Jashtëm, Avramopulos.
“Zoti Avramopulos e ka bërë të qartë që nga fillimi i bisedimeve se në Greqi nuk ekzistojnë çështje të territoreve etnike dhe kushdo që e konsideron këtë një problem, mund të adresohet tek gjykata greke”, tha ai, ndërsa pak ditë më parë, ministri i Jashtëm, Avramopulos i kishte cilësuar të papranueshme deklaratat e Berishës për Shqipërinë e Madhe.
Pra, pasoja e deklaratës së papërgjegjshme të K-ministrit është kjo: "çështja çame nuk ekziston." Një betejës serioze nacionaliste do të kërkonte që K-ministri të dilte e të thoshte që "çështja çame ekziston" qoftë dhe për respekt të partisë çame që ka në koalicion.
Ndërsa peticioni për bashkimin e dy shteteve kosovarei iniciuar nga Aleanca Kuq e Zi vazhdon të mbetet në sirtarët e “nacionalistit” Berisha. Sigurisht, i pafirmosur. Ja.Se.
Comments
He, ja, le te flase tani
He, ja, le te flase tani SRB-i. Pasi ja ka ngulit gjyshi kur ka qene i vogel, dashurine per camerine...
Berisha per te ba aleat te
<p>Berisha per te ba aleat te mbrendshem, krijon probleme ma te mdhaja me te jashtmit. </p><p><strong>Kufijt e shteteve europiane nuk losin. </strong>Kete e kan thane shprehimisht europiant. Problem asht vetem <strong>trajtimi/te drejtat e minoriteteve</strong>. Vetem ketu mund te diskutohet per popullsine çame. </p>
Add new comment